VIDEO/ Dy autogola dhe një gol, mbrojtësi tërbon Espanjolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2018 | 15:31

VIDEO/ Dy autogola dhe një gol, mbrojtësi tërbon Espanjolin

Duhet të ishte lojtari më i lumtur në botë, sepse shënoi 3 gola në një ndeshje, por fatkeqësisht Mario Hermoso dy të tillë i shënoi në portën e tij duke i dhuruar Leganesit fitoren dhe u futur në historinë e kampionatit spanjoll.

gf

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një lojtar të shënonte dy autogola dhe një gol në të njëjtën ndeshje.

Ndeshja nis me një gabim të tijin që në minutën e 11-të, kur mbrojtësi qendror i Espanjolit mundohet të mbyllë një goditje nga e majta, por topi i përplaset në këmbë dhe shkon në rrjetë.

gtrdxhx

Një autogol mund të ndodhë dhe ekipi i Espanjolit gjeti forcë për të reaguar duke barazuar në fillimin e pjesës së dytë me Navarron.

Leganesi shënoi sërish në minutën e 69-të dhe kur të gjithë po prisnin reagimin e miqve, Hermoso shënoi golin e dytë në portën e tij.

Këtë herë topi erdhi nga e majta dhe mbrojtësi u përpoq ta nxirrte nga trajektorja e portës, por e dërgoi në rrjetë.

sdf

Fati donte që në minutën e 88-të, Hermoso të shënonte një gol të vërtetë, i cili nuk mjaftoi për të shlyer gabimin e dy të parëve.

Ndeshja përfundoi 3-2 në favor të Leganesit. Këta të fundit morën 3 pikë duke u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa Espanjoli zhytet në krizë rezultatesh.

trerr

Kush është Hermoso? Mario Hermoso është mbrojtës spanjoll, 22- vjeçar që luan sezonin e tij të parë skuadrën e Espanjolit.

Këmbën e preferuar ka të majtën dhe është 1.84 metra i gjatë. Hermoso është krijuar në akademinë e Realit të Madridit dhe, për një sezon, ka luajtur me Vajadolidin.

Këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje me katalanasit e Espanjolit dhe ditën e djeshme shënoi golin e parë në këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"