VIDEO/ Dush i ftohtë në “Air Albania”, Islanda na barazon në të 96-tën dhe na lë në vend të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:50

VIDEO/ Dush i ftohtë në “Air Albania”, Islanda na barazon në të 96-tën dhe na lë në vend të fundit

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e tretë në grup këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku pritshmëria ishte të fitonte grupin dhe ngjitej në Ligën A. Gjithçka si meritë e një barazimi dramatik përballë Islandës të cilën e dominuam plotësisht deri në minutën e 96-të, kur ajo shënoi golin e barazimit.

bandicam 2022-09-27 20-53-44-560

Kuqezinjtë luajnë me një lojtar më shumë thuajse gjatë gjithë lojës, duke zhvilluar një sfidë me dy fytyra. Në qoftë se në pjesën e parë, Shqipëria ishte dominuese, në fragmentin e dytë të lojës nuk u pa e njëjta gjë.

Pjesa e dytë ofron një Shqipëri të fikur dhe pikërisht ajo të cilës futbollistët në fushë i druheshin, ndodhi në sekondat e fundit të lojës, kur islandezët shënuan me një krosim perfekt nga krahu i djathtë i sulmit dhe mbajtën vendin e dytë, duke na lënë në fund.

U mbyll kështu në mënyrë zhgënjyese performanca e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, teksa trajneri  Reja nuk ia doli të vrasë frikën as me një lojtar më shumë në fushë, duke zhgënjyer sërish me zëvendësimet dhe mënyrën e lojës.

FT SHQIPËRI-ISLANDË 1-1
36′ Lenjani / 90’+6′ Anderson

KOMENTI LIVE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+6’ E pabesueshme por e vërtetë! Një harkim nga e djathta nuk largohet nga mbrojtja kuqezi dhe Anderson dërgon topin në rrjetën e portës së Strakoshës. Barazohen shifrat.

90’+2’ Kundërsulm i shpejtë i Shqipërisë, por Laçi dhe Uzuni nuk ia dalin të finalizojnë para portës kundërshtare edhe pse mbrojtja mike ishte vendosur gabim.

90’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të sfidës.

90’ Mihaj ndëshkohet me karton të verdhë.

86’ Fat i keq për kuqezinjtë pasi pak çaste pas zëvendësimit të fundit, Ismajli dëmtohet dhe del me barelë nga fusha e lojës. Shqipëria mbetet me 10 lojtarë në mbyllje të ndeshjes.

83’ Mihaj dhe Çokaj marrin vendin e Gjasulës dhe Bajramit në këto minuta.

83’ Rast i pabesueshëm për kuqezinjtë pasi Broja kalon portierin dhe pason për Uzunin, gjuajtja e këtij të fundit ndalet para vijës fatale nga një lojtar kundërshtar.

82’ Hysaj nga e djathta pason në qendër për Brojën por devijimi i këtij të fundit shkon jashtë pas prekjes së topit nga një mbrojtës kundërshtar.

79’ Ramadani është futbollisti i parë i kuqezinjve i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

77’ Hysaj merr vendin e Lenjanit në fushën e lojës.

74’ Broja menjëherë shpërthen në krahun e djathtë dhe pason në qendër për Uzunin i cili po vinte me shpejtësi, por një mbrojtës devijon sferën jashtë.

70’ Haraldson, Elertson dhe Anderson hyjnë në fushë për miqtë në vend të Johaneson, Sigurdson dhe Finbogason.

69’ Abrashi dhe Cikalleshi dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Laçit dhe Brojës.

68’ Abrashi lëshon një predhë nga e majta me tentativën e tij nga jashtë zonës, Runarson grushton dhe sfera shkon te Bajrami i cili gabon në gjuajtjen drejt portës duke fluturuar topin mbiu traversë.

64’ Kundërsulm i shpejtë i Balliut i cili përshkon gjysmën e fushës dhe pastaj pason në të djathtë për Ramadanin, por ky i fundit mbyllet në momentin e  gjuajtjes nga mbrojtësit kundërshtarë dhe fluturon sferën mbi traversë.

62’ Tjetër ndërhyrje vendimtare e portierit kuqezi pas gjuajtjes së Bjarnason nga jashtë zonës, gardiani devijon topin jashtë.

55’ Strakosha zgjidh një moment të komplikuar, pasi Sigurdson leshëi një diagonale nga e majta e sulmit. Portieri ndal sferën dhe shmang rrezikun.

53’ Dyshja Lenjani-Uzuni i afrohet golit të dytë. Mbrojtësi pason nga e majta për sulmuesin i cili devijon sferën në duart e Runarson.

51’ Kuqezinjtë kërkojnë ndërhyrjen e VAR për një devijim me dorë në zonë, por gjyqtari pasi dëgjon shpjegimin nga salla e VAR, bën shenjë që loja të vazhdojë,.

48’ Driblim spektakolar i Bajramit në krahun e djathtë, pro pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja islandeze.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin kuqezi të Shqipërisë.

45’+4’ Islandezët fitojnë një goditje dënimi në të djathtë pranë zonës së rreptësisë kuqezi, por fatmirësisht Helgason tenton direkt portën duke dërguar topin jashtë pa shqetësuar Strakoshën.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

43’ Në goditjen e këndit pasardhëse, Runason detyrohet të dalë e grushtojë topin për të larguar rrezikun nga zona e tij. Kuqezinjtë shtyjnë për golin e dytë.

42’ Tentativë e Cikalleshit nga jashtë zonës, topi devijohet jashtë katërkëndorit.

41’ Lenjani mundohet t’i kthejë borxhin Uzunit me një pasim nga e majta, sulmuesi gjuan por gjen përgjigjen e Runarson.

36’ GOOOL SHQIPËRIA! Shënon Lenjani me kokë pas një harkimi nga e majta te Uzunit.

32’ Aksion i gjatë i kuqezinjve me topin që shkon te Lenjani në të majtë. Mbrojtësi shmang një kundërshtar dhe tenton portën por gjen devijimin e një kundërshtari.

26’ Një goditje këndi harkohet rrezikshëm në zonë me mbrojtjen që nuk ia del të largojë topin. Bjarnason nga e majta tenton portën por dalja e Strakoshës eviton një surprizë pasi portieri grushton jashtë.

23’ Uzuni provon të gjejë përsëri rrjetën me një gjuajtje fluturimthi, këtë herë nga e djathta, por dërgon sferën jashtë katërkëndorit.

22’ Shqipëria mundohet të krijojë aksione me qarkullim të gjatë topi, por islandezët janë kthyer me forca të shumta në prapavijë.

19’ Top në thellësi për Uzunin i cili i shmanget mbrojtësit kundërshtar, por nuk ia del të devijojë para portierit të Islandës, me një nga futbollistët miq i cili largon sferën në këndore.

11’ Bajrami tenton me një goditje dënimi direkte, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe kalon mbi traversë.

10’ Gretarson hyn në fushë në vend të Tirsteinson për Islandën që merr menjëherë masat për largimin e qendërmbrojtësit.

8’ Uzuni fiton një duel me Gunarson dhe niset drejt zonës, por ndalohet pas një përplasje me kapitenin e Islandës. Sulmuesi kërkon që pamjet të shihen nga VAR dhe pas pak çastesh gjyqtari ftohet pranë ekranit. Pas shikimit të pamjeve, gjyqtari i tregon kartonin e kuq mbrojtësit të Islandës.

3’ Presing i lartë i kombëtares shqiptare në startin e sfidës me tentativa për harkime nga krahët në zonën e miqve, por islandezët largojnë rrezikun.

1’ Nis dueli në Air Albania.

309056089_362578072663633_8927264779283098522_n

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edi Reja

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.
Trajner: Arnor Tor Vidarson

sdfsdfsdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"