VIDEO/ Durrsakëve i mjafton goli i Goxhajt, Teuta mposht Bylisin dhe parakalon 2 ekipe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2023 | 0:00

VIDEO/ Durrsakëve i mjafton goli i Goxhajt, Teuta mposht Bylisin dhe parakalon 2 ekipe

Teuta ka mposhtur Bylisin me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

gol

Në minutën e 23’ të sfidës Teuta pati shansin e artë të kalonte në avantazh me Beqjan por traversa i mohoi golin e sigurt. Ndërsa mundësia më e mirë për Bylisin ishte në minutën e 32’ me japonezin Doi i cili goditi drejt portës por topi u prit nga portieri Qirko.

Kështu pjesa e parë u mbyll pa gola në “Niko Dovana”.

Dy rastet më të mira për ballshiotët ishin në minutën e 69’ dhe 70’ me Felipe Sozën dhe Eskerdinjën të cilët gabuan me shënjestrën. Ndërsa sfida u zhbllokua në të 77-ën me Goxhajn pas një krosimi të Arbër Çyrbjas. Përpara se të mbyllej koha e rregullt, Lajthia pati mundësinë që të barazonte rezultatin por nuk arriti të shënonte pasi topi shkoi mbi traversë.

Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 7-të ndërsa Bylisi pozicionohet në të 8-in.

TEUTA 1-0 BYLIS

77′ Goxha

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet sfida, Teuta fiton kundër Bylisit.

90’+3’ Largohet Gruda, futet Halilaj.

90’+2’ Kishte mundësinë të barazonte sfidën, por Janku gabon me shënjestrën.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Largohet Felipe Soza dhe hyn Qardaku.

89’ Lajthia provon me një goditje potente, por topi shkon mbi traversë.

86’ Largohet Sherif Kallaku dhe në lojë futet Emiljano Vila.

80’ Dy zëvendësime për Bylisin! Del nga Ruçi dhe futet Qoshku, largohet edhe Zhongo për ti lënë vendin Xhonatan Lajthias.

77′ GOOOL TEUTA 1-0! Çyrbja kroson drejt zonës dhe Goxha godet me kokë topin duke shkundur rrjetën e Aldo Teqjas.

72′ Shkakton faull ndaj L. Vilës, Ruçi ndëshkohet me karton të verdhë.

71’ Largohet nga loja Kuro dhe futet Çyrbja.

70’ Tjetër mundësi për ballshiotët, Eskerdinja gabon me shënjestrën dhe topi shkon jashtë.

69’ Çfarë rasti i artë për Bylisin! Eskerdinja pason drejt Felipe Sozës, i cili gabon përballë portierit.

64’ Adili provon me të djathtën nga distanca, por Qirko bën një pritje mjaft të mirë.

63’ Zëvendësimi i parë për Bylisin! Del nga loja Doi, në vend të tij futet Eskerdinja.

60’ Shkakton faull ndaj Kotobellit, Trumçi ndëshkohet me karton të verdhë.

55’ Marku provon me të majtën e tij, por topi shkund rrjetën e jashtme.

52’ Gruda kroson drejt zonës, por Trumçi largon rrezikun.

47’ Doi godet drejt portës, por topi devijohet nga Goxha.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Kallaku godet me të majtën, por gjuajtja e tij bllokohet nga Janku. Topi është ende në zonë dhe L. Vila tenton ta kapë, por Teqja i prish “planet”.

37’ Kallaku kroson drejt qendrës në zonë, por L.Vila vjen me vonesë dhe nuk arrin ta kapë topin.

32’ Kaçorri i nxjerr një top të mirë Doit, i cili shmang Goxhajn dhe Kotobellin duke goditur drejt portës, por Qirko bën detyrën dhe largon rrezikun.

29’ Shkakton faull ndaj Grudës, Felipe Soza ndëshkohet me karton të verdhë.

26’ Ruçi shkakton faull ndaj Kallakut dhe L. Vilës, ka rivënie anësore për Teutën.

23’ Çfarë mundësie e artë për Teutën! Beqja provon me të djathtën e tij nga një distancë e largët, por topi ndalet nga traversa.

20’ Trumçi provon të gjejë Sozën me një top të gjatë, por topi shkon në duart e Qirkos.

17’ Zhongo harkon drejt Kaçorrit, por topi largohet nga Jazxhi.

7’ Karabeci gjuan nga goditja e këndit, por topi grushtohet nga Teqja, më pas futbollistët e Bylisit nisin kundërsulmin me Doi që pason drejt Felipe Sozës, por ky i fundit nuk arrin ta kapë.

6’ Trumçi kroson drejt zonës, por topi largohet nga Albion Marku.

4’ Karabeci godet me top në fytyrë Felipe Sozën, ndalet për pak sekonda loja.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko, A.Marku, Jazxhi, Kuro, Kotobelli, Goxha, L.Beqja, Karabeci, Gruda, Kallaku, L.Vila

Trajner: Edi Martini

BYLIS: Teqja, Trumçi, Adili, Janku, Zguro, Ruçi, Lorran, Zhongo, Felipe Soza, Kaçorri, Doi

Trajner: Naxhi Shensoi5d570dbe-9ce0-4c9f-94fa-beea1dc63aadPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"