VIDEO / Dukej gol i sigurt, portieri Mendi lë pa fjalë Milot Rashicën me ndërhyrjen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 19:45

VIDEO / Dukej gol i sigurt, portieri Mendi lë pa fjalë Milot Rashicën me ndërhyrjen e tij

Çelsi fitoi sot me shifrat 7-0 ndaj Noruiç, me një paraqitje mbresëlënëse sulmuese. Por në rrjetet sociale po flitet vetëm për portierin e Eduard Mendi dhe ndërhyrjen e tij të pabesueshme që i mohoi golin Milot Rashicës.

rashicaaa

Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 3-0 për Çelsin, Noruiç krijoi një nga rastet e rralla sulmuese teksa Çilluell humbi topin para zonës. Rashica me shpejtësi u shfaq para Mendi dhe u duk sikur gjeti hapësirën për të kaluar portierin e Çelsit dhe për të gjuajtur në portë.

Por në mënyrë të pabesueshme, Mendi bëri një ndërhyrje të denjë prej një mbrojtës kalibri, duke ndalur me këmbë goditjen e Rashicës që dukej gol i sigurt, e duke lënë të shtangur edhe vetë sulmuesin e Kosovës, i cili humbi mundësinë për të lënë shenjë në këtë sfidë e për t’i dhënë një ngushëllim sado të vogël ekipit të tij.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"