VIDEO/ Dueli i fundit i Ligës së Kombeve, ja si ishte pragndeshja në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 20:21

VIDEO/ Dueli i fundit i Ligës së Kombeve, ja si ishte pragndeshja në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare e futbollit pret Islandën në ndeshjen e saj të fundit në këtë edicion në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në Ligën B. Në vijim, ndiqni atmosferën në prag të sfidës së kuqezinjve në “Air Albania”.

 dfgdfgdfg

Ora 20:21 – Lojtarët zbresin në fushë dhe bëhen gati për nxehmjen përpara fillimit të sfidës.

Ora 19:49 – Disa nga lojtarët zëvendësues të Shqipërisë dalin në fushë për xhiron e zakonshme. Broja, Seferi, Doka, Mihaj dhe Asllani dolën në fushë por në ato momente nisën reshje të forta shiut dhe ata u futën me shpejtësi brenda në dhomat e zhveshjeve.

WhatsApp Image 2022-09-27 at 7.52.19 PM

Ora 19:45 – Tifozët kanë filluar të hyjë në impiant ndërsa tifogrupet kanë filluar të pozicionohen në tribunat pas portave si zakonisht.

Ora 19:30 – Tifozët kanë filluar të mblidhen para dyerve të stadiumit për të nisur kontrollet para se të hyjnë në impiant. Nuk mungojnë koret, këngët dhe thirrjet “UÇK” nga tifogrupet shqiptare që si zakonisht janë të parët në impiant.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"