VIDEO / Duel me gola spektakolarë, në fund Teuta me Vllazninë e mbyllin në paqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 0:12

VIDEO / Duel me gola spektakolarë, në fund Teuta me Vllazninë e mbyllin në paqe

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin mes tyre në “Elbasan Arena”. Një sfidë shumë interesante e mbyllur me shifrat 1-1, ku nuk munguan rastet e golat spektakolarë.

bandicam 2021-12-03 16-50-53-125

Sfida foli më shumë për Vllazninë që ishte kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e durrsakëve. Por një karton i kuq i Aralicës pas gjysmë ore lojë, ndryshoi disi ritmin e sfidës.

Durrsakët shënuan të parët me Gjorgiev, por Vllaznia edhe në inferioritet numerik sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me Latifin. Rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, por shifrat nuk ndryshuan më, duke u mbyllur me barazimin 1-1.

TEUTA-VLLAZNIA 1-1
55′ Gjorgiev / 70′ Latifi

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Brdariç largon Da uilva nga fusha e lojës, duke aktivizuar Bulatoviç.

85’ Gjuajtja e fortë nga distanca e Dajës, Zogoviç largon rrezikun nga katërkëndori.


82’ Kotobelli mundohet të hedhë një harkim në zonë nga fundorja në të majtë, mbrojtja e kuqebluve largon rrezikun.

75’ Ndryshon edhe Brdariç, Hoxhaj i lë vendin Krujës në fushën e lojës.

74’ Karton i verdhë për Akuah për një faull ndaj L:atifit.

73’ Në fushë Plaku në vend të E. Vilës te Teuta.

72’ Teuta ka mundësinë që të kthehet shpejt në avantazh por Kallaku e Kubemba shpërdorojnë para portës shkodrane.

70’ GOOOL Vllaznia. Shënon Latifi pas një aksioni spektakolar të Da Silvas në krahun e majtë.

63’ Aksion spektakolar i Vllaznisë me pasimin perfekt të Da Silva dhe kontrollin e gjuajtjen po aq të mirë të Hoxhajt në zonë. Por Qirko është i pakalueshëm dhe devijon sferën me këmbë jashtë.

57’ Da Silva shfaqet i vetëm para Qirkos, por gardiani e ndalon me një ndërhyrje vendimtare.

56’ Pikërisht Gjorgiev largohet nga fusha duke i lënë vendin Kubemba, ndërsa edhe Xhekson i lë vendin Kotobellit.

55’ GOOOL Teuta. Shënon Gjorgiev pas një aksioni të VIlës në krahun e majtë. Sulmuesi prek topin aq sa për të mashtruar portierin Zogoviç. 1-0

54’ Edhe Daja futet në listën e të ndëshkuarve me të verdhë për një faull në mesfushë.

53’ Aksion i shkëlqyer i shkodranëve me Latifin në të majtë, topi në qendër përfundon te Krymi i cili gjuan në hyrje të zonës por nuk gjen katërkëndorin, me sferën që del jashtë ngjitur me shtyllën.

47’ Menjëherë rrezikshëm Teuta me një gjuajtje nga jashtë zonës të Emiliano Vilës, por mesfushori nuk gjen katërkëndorin e Zogoviç.

46’ Rifillon ndeshja, pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

42’ Protesta të shkodranëve që kërkojnë të verdhin e dytë për Xhekson, pas një goditje me bërryl në duel ajror ndaj Da Silva. Gjqytari bën shenjë që loja të vazhdojë.

41’ Gjuajtje e shpejtë e Gjorgiev në hyrje të zonës, topi fluturon mbi traversën e portës shkodrane.

37’ Tensionohet ndeshja. Edhe Xhekson përfundon në listën e të ndëshkuarve me të verdhë pas faullit kundër Da Silva.

35’ Karton i verdhë për Gurishtën i cili bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Lorenco Vilës.

Var aralica

33’ VAR fton gjyqtarin Alla të rishikojë pamjet dhe ai ndërron ngjyrën e kartonit, duke i treguar të kuqin sulmuesit të Vllaznisë.


31’ Aralica është i ndëshkuari i parë i ndeshjes me karton të verdhë, pas një faulli ndaj Dajës.

28’ Përsëri pretendime të shkodranëve për një prekje të topit me dorë të Ivanoviç, por gjyqtari vazhdon lojën.


26’ Jonuzi nis një top mbi mbrojtjen durrsake për Aralica, por ky i fundit nuk kontrollon sferën dhe Qirko ndal gjithçka.

20’ Pretendime të shkodranëve për penallti, kur një gjuajtje e Jonuzit ndalet nga Selmani me dorë në zonë. Gjyqtari Laver Alla bën shenjë që loja të vazhdojë.

17’ L. Vila mundohet të nisë Gjorgiev të vetëm para portës shkodrane. Dianje kupton gjithçka dhe bllokon sferën duke evituar një situatë të rrezikshme para portës.

12’ Aralica mundohet që me thembër të nxjerrë Da Silvan para Qirkos. Portieri kontrollon topin e më pas pëson faull nga sulmuesi brazilian.

11’ Nga ana tjetër është Kallaku i cili në të majtën i vjedh topin Gurishtës, por harkimi i tij përfundon në duart e Zogoviç.

10’ Da Silva shfaqet rrezikshëm në krahun e djathtë me një pasim në qendër. Topi largohet nga mbrojtja në vështirësi.

3’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia, Da Dilva dhe Aralica nuk arrijnë të çojën topin në rrjetë edhe pse pak hapa larg portës.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Daja, Akuah, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Gjorgiev.
Trajner: R. Arapi

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Hoxhaj, Da Silva, Aralica.
Trajner: Th. Brdariç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"