VIDEO/ Duel dramatik me gol dhe traversë në shtesë, Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 23:23

VIDEO/ Duel dramatik me gol dhe traversë në shtesë, Erzeni dhe Laçi ndajnë pikët

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët pas një barazimi 1-1 në ”Niko Dovana”, ku të dy skuadrat dhuruan një ndeshje shumë të luftuar mes tyre.

dddddd

Sfida ka dhuruar një rivalitet të lartë me ekipet që kanë luftuar në çdo cep të fushës duke anuluar njëri-tjetrin, ndaj edhe rastet për shënim ishin me pikatore. Por Erzeni i shkoi më afër suksesit teksa shënoi me Ademin në pjesën e dytë dhe iu afrua disa herë dyfishimit të shifrave,.

Megjithatë, në fund të sfidës, ndërsa Kahrimanoviç shpërdoronte mundësinë e artë për të mbyllur sfidën, Ujka nga ana tjetër mposhti Xhikën dhe vendosi barazpeshën me një gol në minutën e 91-të. Pak çaste më vonë, kurbinasit kishin mundësinë edhe të përmbysnin gjithçka, por traversa u mohoi golin, duke vulosur barazimin 1-1 mes dy ekipeve.

ERZENI 1-1 LAÇI
65′ Ademi / 90’+1′ Ujka

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+2’ Traversa shpëton Erzenin. Pas një gjuajtje në zonë të Roganoviç, është traversa që i mohon golin e përmbysjes së madhe.

90’+1’ Kapllani merr vendin e Nonato në fushë.

90’+1′  GOOOL LAÇI! Ujka merr topin në zonë dhe me një diagonale të shpejtë barazon rezultatin.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Kahrimanoviç shmang dy lojtarë por në momentin që futet në zonë, vonohet dhe nuk gjuan në portë, i vetëm para Selmanit, duke ia hequr topin nga këmbët mbrojtësit.

89’ Ademi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Spahiut në mesfushë.

88’ Kadriu i lë vendin Troplinit në fushën e lojës.

86’ Një tjetër harkim i Spahiut nga e djathta gjen Guindo në zonë, ku sulmuesi gjuan me kokë, por sfera nuk përfundon në katërkëndorin e portës shijakase.

82’ Laçi rrezikon me një goditje dënimi ku harkimi i Spahiut devijohet nga Roganoviç, por sfera përfundon jashtë portës së shijakasve.

80’ Asani merr vendin e Alan në fushën e lojës në radhët e Erzenit.

77’ Ademi i afrohet golit të dytë më një aksion në krahun e djathtë, pasi topi devijohet dhe Selmani ia del në fund të grushtojë sferën duke larguar rrezikun.

75’ Roganoviç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kadriut, duke e ndalur në mënyrë të parregullt për të bllokuar një kundërsulm të rrezikshëm.

75’ Një gjuajtje e Mazrekajt devijohet dhe shkon rrezikshëm drejt Shkurtajt, Enk largon rrezikun para portës.

72’ Lëvizja e parë e Laçit është aktivizimi i Guindo në vend të Dukës.

67’ Mazrekaj nga e majta mundohet të shënojë shpejt golin e barazimit, shënjestra nuk është e duhura.

65’ GOOOL ERZENI! Harkim nga e majta në shtyllën e dytë i Kadriut me Ademin i cili shfaqet pas mbrojtjes dhe me kokë dërgon topin në rrjetë.

62’ Ujka provon të gjejë golin me një gjuajtje tokazi në pozicion ballor, sfera shkon jashtë katërkëndorit të portës së vendasve.

53’ Nonato është i bllokuar në këto minuta nga mbrojtësit e Laçit që nuk lejojnë topin të mbërrijë te braziliani.

47’ Ademi nga e djathta nis një top në zonë, Selmani del dhe grushton duke larguar rrezikun para katërkëndorit të tij.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e skuadrave.

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës. 

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Top i gjatë nga thellësia për Nonaton, Turkaj kupton gjithçka dhe largon sferën para sulmuesit brazilian.

39’ Mazrekaj tenton me një harkim në zonë nga e majta të gjejë një nga shokët e skuadrës, por Xhika është i vëmendshëm duke kontrolluar topin.

34’Nonato hyn në zonë dhe mundohet të gjejë hapësirën për të gjuajtur, por shkakton faull ndaj Velkoskit i cili i bllokoi rrugën para Selmanit.

28’ Luftë e fortë në fushë nga të dy skuadrat me lojtarët që përplasen vazhdimisht për çdo top.

24’ Ujka tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës së Erzenit.

20’ Spahiu merr një pasim nga Shkurtaj dhe tenton portën me të djathtën, sfera përfundon jashtë, jo larg shtyllës në të majtë të Xhikës.

18’ Spahiu harkon në zonë një goditje dënimi nga e djathta, Xhika grushton duke larguar rrezikun.

17’ Pas një harkimi në zonë, është Enk i dalë në ndihmë të sulmit i cili gjuan me të majtën, duke fluturuar topin mbi traversë.

14’ Mundohet të reagojë Laçi, por gjuajtjet e Mazrekajt dhe Shkurtajt bllokohen nga mbrojtësit.

13’ Nonato tund rrjetën pasi merr një top nga thellësia. Por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje dhe VAR e konfirmon vendimin e tij.

12’ Shijakasit janë ata që kanë iniciativën në këto minuta, me aksione nga krahët, por pa gjuajtur në portë.

6’ Mehmeti nis Ademin në krahun e djathtë, por Turkaj kupton gjithçka dhe largon rrezikun.

3’ Kahrimanoviç ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi pranë zonës kundërshtare, por fluturon sferën mbi traversë.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Peposhi, Kadriu, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Ademi, Kahrimanoviç, Nonato.

Trajner: Xhevahir Kapllani

LAÇI: Selmani, Velkoski, Turkaj, Roganoviç, Ziko, Ujka, Manellari, Spahiu, Bajramaj, Mazrekaj, Shkurtaj.

Trajner: Gentjan Mezani.

82ee8844-a2bf-471b-a610-0dfc856bae67

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"