VIDEO/ “Dua të luaj për Greqinë”, kur mbrojtësi Mihaj refuzonte Shqipërinë vetëm 7 muaj më parë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 1, 2018 | 23:01

VIDEO/ “Dua të luaj për Greqinë”, kur mbrojtësi Mihaj refuzonte Shqipërinë vetëm 7 muaj më parë

Vetëm 7 muaj më parë, në shkurt të këtij viti, ishte mbrojtësi pogradecar, Enea Mihaj, i cili deklaronte se preferonte të zgjidhte Greqinë para Shqipërisë. Ai kishte qenë pjesë e ekipeve mosha të Shqipërisë, madje edhe tek Shpresat, por në një prononcim për mediat greke, qendërmbrojtësi shpjegonte vendimin e marrë.

Mihaj55

“Është një nder kur të thërret Kombëtarja, por unë ndihem shumë mirë nëse do të kem mundësi të luaj me Greqinë. Ky është objektivi im për të ardhmen. Shqipëria përsëri në Europian? Ata kanë lojtarë cilësorë, pse jo” – shprehej Mihaj për mediat greke.

Ndërkohë, ditën e sotme, siç “Panorama Sport” e kishte bërë me dije, ai është pjesë e listës së Panuçit, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Skocisë. Mesa duket, Enea Mihaj paska ndryshuar mendim për Shqipërinë, vetëm në pak muaj…





www.minuta90.com