VIDEO/ “Du ndeshjen nesër, luni qetë! Në rregull?”, ja si i motivon presidenti i Besëlidhjes lojtarët para Orikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 23:19

VIDEO/ “Du ndeshjen nesër, luni qetë! Në rregull?”, ja si i motivon presidenti i Besëlidhjes lojtarët para Orikut

Besëlidhja ditën e sotme është nisur në drejtim të Vlorës për tu përballur ndaj Orikut, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim në orën 13:30.

gjok noka

Përpara nisjes së skuadrës lezhiane presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka u foli ekipit duke i motivuar lojtarët përpara kësaj sfide delikate, ku ndaj Orikut përpara disa javësh u mundën me rezultatin 2-0:

“Neve na ka bërë dëm ajo ndeshje, dua ndeshjen nesër, në rregull Dibra? Në orën 10 në gjumë.  Luani qetë, mua asgjë nuk më bën dëm. Atë ditë kemi humbur rastësisht.  Rrugë të mbarë, shihemi nesër.”


PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"