VIDEO/ Drogba “var këpucët në gozhdë”, ja momentet më të mira të sulmuesit afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 16:16

VIDEO/ Drogba “var këpucët në gozhdë”, ja momentet më të mira të sulmuesit afrikan

Didier Drogba ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë pas një karriere të gjatë me disa skuadra. Sulmuesi nga bregu i fildishtë ishte shprehur edhe më parë se: “Më ka pëlqyer gjithmonë të luaj futboll, por në moshën 40-vjeçare është koha për t’i dhënë fund.

Didier-Drogba-Chelsea-791773

Kam nevojë për projekte të tjera”. Drogba që luajti për shumë sezone te skuadra e Çelsit u bë i njohur për golat që i jepnin fitoren skuadrës së tij në minutat e fundit. Një nga ata që do të mbahet mend është goli i tij në finalen e Mynihut në vitin 2012 ku Drogba pas një goditje këndi realizoi golin e barazimit duke dërguar ndeshjen në shtesa.

didier_drogbascore

Më pas me penallti ai arriti që të shënonte penalltinë e fundit duke i dhënë trofeun e Champions League skuadrës së tij. Së fundmi ai u aktivizua për skuadrën e Phoenix Ring në divizionin e dytë të futbollin amerikan, dhe ndihmoi skuadrën e tij që të fitonin Konferencën e Perëndimit me golin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"