VIDEO/ Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në frymën e fundit mes polemikave

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 22, 2018 | 23:32

VIDEO/ Drithërima në Korçë, Skënderbeu barazon në frymën e fundit mes polemikave

Nuk ka fitues në supersfidën mes Skënderbeut dhe Tiranës. Një gol i Oto Xhon 3 minuta nga fundi shpëtoi skuadrën e Orges Shehit nga humbja, ndërkohë që për bardheblutë shënoi Edon Hasani në minutën e 20-të.

bandicam 2018-09-22 18-42-07-943

Një barazim mes polemikash që nisi me një pozicion jashtë loje të Dejvi Bregut dhe vijoji me 2 kartona të kuq të pa dhënë për Skënderbeun.

bandicam 2018-09-22 18-45-50-229

Me këtë pikë Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërkohë që Tirana ka siguruar 5 pikë në 5 takime. Skuadra korçare kryeson me 1 pikë diferencë nga Partizani, i cili mban vendin e dytë me 10 pikë.

SKËNDERBEU-TIRANA 1-1

Oto Xhon 87′ / Hasani 20′

Përfundon takimi. 

90+1′ Kundërpërgjigjet Tirana me Blazhevskin i cili shkëputet bukur, por i vëmendshëm Teqja i cili del nga porta dhe bën një ndërhyrje vendimtare.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të dytë Skënderbeu, Turtulli bën heroi me ndërhyrjen e tij, duke i mohuar golin Krasniqit.

87′ GOOOOL Skënderbeu 1-1. Oto Xhon shënon për korçarët. Sulmuesi gjuan saktë me kokë pas një krosimi nga këndi. 

83′ Greca provon të dyfishojë rezultatin me një gjuajtje të befasishme, por në pozicion portieri Teqja, i cili kontrollon topin.

79′ Radas harkon një top në zonë nga goditja e dënimit, gjuan Krasniqi me kokë, por jashtë kuadratit.

78′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Abazi, në lojë Oto Xhon.

76′ Greca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit.

75′ Zëvendësim te Tirana, largohet mbrojtësi Berisha me barelë, në fushë Cake.

69’ Gjuajtje e shpejtë e Demtes në hyrje të zonës Tiranës, topi kalon mbi traversën e Likës.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet Oduamadi, në fushë Bedri Greca.

65′ Bie disi ritmi i lojës, skuadrat ndjejnë lodhje me kalimin e minutave.

58′ Ndëshkohet edhe Leonit Abazi për ndërhyrje të gabuar ndaj Dajës.

57′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.

56′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Gripshi në lojë Realdo Fili.

54′ Zëvendësim te Tirana, largohet Hasani, në fushë Karabeci.

51′ Berisha largon rrezikun në goditje nga këndi pas një krosimi të bukur nga e djathta.

48’ Muzaka shfaqet  në zonën e Tiranës pas një kombinimi me Vangjelin, gjuajtja e tij në shtyllën e parë kontrollohet lehtësisht nga Lika.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu menjëherë në sulm, në kërkim të golit.

Mbyllet pjesa e parë, 0-1. 

45’ Akordohet 1 minutë shtesë.

42’ Tjetër rrezik në portën korçare. Pas një goditje dënimi, Turtulli godet me kokë i vetëm në qendër por nuk gjen katërkëndorin.

40′ Kobina provon me një gjuajtje nda distanca, por topi devijohet dhe shkon mbi kuadrat.

35′ Pranë golit Skënderbeu me Gripshin, i cili provon me një goditje të bukur nga e djathta, topi kontrollohet në 2 kohë nga portieri Lika.

26′ Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë. Protestojnë sërish lojtarët e Tiranës që kërkojnë karton të kuq për kapitenin e Skënderbeut.

24′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Lulaj, për shkak të një kartoni të verdhë në fushë francezi Guedj.

20′ GOOOOL TIRANA 0-1. Edon Hasani zhbllokon rezultatin. Pas një krosimi nga e djatha, mesfushori gjuan bukur me kokë duke kaluar në avantazh bardheblutë. 

16′ Muzaka kalon bukur nga krahu i djathtë, provon me një gjuatje, por topi shkon në duart e Likës.

7′ Provon Blazhevski me një gjuatje të rrezikshmi por topi shkon në duart e portierit Teqja.

5′ Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë ndëshkohet Bruno Lulaj për ndërhyrje të gabuar ndaj Blazhevskit, lojtarët e Tiranës kërkojnë karton të kuq.

3’ Bregu niset me shpejtësi drejt portës kundërshtare, por ndalet në pozicion jashtë loje nga vijërojtësi.

1′ Ka filluar takimi, Skënderbeu menjëherë në sulm.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Lulaj, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

TIRANA: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Imami, Daja, Maveje, Hasani, Kobina, Oduamadi, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

42320517_2439495202943914_987147165824450560_n






www.minuta90.com