VIDEO/ Dritës nuk i mjafton barazimi, gjilanasit eliminohen nga Liga e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2018 | 22:37

VIDEO/ Dritës nuk i mjafton barazimi, gjilanasit eliminohen nga Liga e Europës

Drita e mbylli në barazim 1-1 sfidën e kthimit ndaj Dudelanzh, në turin e dytë eliminator në Ligën e Europës. Gjilanasve, nuk i mjaftoi ky rezultat, duke parë humbjen që pësuan ndeshjen e parë, 2-1 në Luksemburg.

drita

Ishte Limani që zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të për gjilanasit, gol që ngriti peshë shpresat e tyre për një kualifikim të mundshëm. Por, një shpërqëndrim në sekondat e para të pjesës së dytë, bëri që Stumpf të barazojë shifrat në 1-1, dhe deri në fund nuk pati më ndryshim rezultati.

Një ecuri e mirë e Dritës, në herën e parë që merr pjesë në kompeticionet europiane, që me siguri ka nevojë për përmirësim në sezonet e ardhshme.

 

Drita-Dudelanzh 1-1 (1-2)

GOL: Limani 26′ /  Stumpf 46′

Stumpf 46′

Limani 26′

 

Formacionet:

Drita: Bakaj, Gërbeshi, Limani, Shabani, Livoreka, Leci, Musaj, Haxhimusa, Shala, Shabani, Neziraj

Dudelanzh: Jubert, Shnel, Kruska, Sinani, Stolc, Klement, Jordanov, E. Agoviç, Prempeh, El Hriti, Turpel.

drita-1_1533230640-9451042

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"