VIDEO/ Dritë në fund të tunelit për skuadrën gjermane, triumfon pas… 13 ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 17:50

VIDEO/ Dritë në fund të tunelit për skuadrën gjermane, triumfon pas… 13 ndeshjesh

Skuadra e Shalkes ka arritur të marrë një fitore e cila i mungonte prej 13 javëve, teksa ka munduar Augsburgun me rezultatin 1-0.

shalkee

Golin e vetëm të takimit e shënoj mesfushori Serdar në minutën e 4-ët të takimit.  Një fitore për moral kjo e skuadrës së Shalkes, e cila fitoren e fundit në kampionat kishte arritur ta siguronte në datën 9 janar të këtij viti, ku kishin munduar Hofenhajmin me rezultatin 4-0.

Shalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane, ku ka mundur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 28 sfida të kampionatit. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi u aktivizua vetëm 12 minuta në këtë sfidë, pasi javët e fundit ishte lënë jashtë nga trajneri Gramozis për shkak të formës jo të mirë që po kalonte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"