VIDEO/ Drita shkruan historinë, dopieta e Lecit kualifikon ekipin nga Gjilani në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 23:02

VIDEO/ Drita shkruan historinë, dopieta e Lecit kualifikon ekipin nga Gjilani në Champions

Ekipi i Dritës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në fazën e para eliminatore në Champions League, teksa mundi në finalen e paraeliminatoreve, ekipin nga Gjibraltari, Linkoln.

dritaa

Ishte dopieta e Liridon Lecit, që çoi ekipin nga Gjilani në këtë kualifikim historik. Që në minutën e dytë, Leci shënoi të parin, por ishte Koral që barazoi në minutën e 61-të. Duke qenë një raund vetëm me një takim, gjithçka u shty në shtesë. Me fillimin e shtesave, Gerbeshi për Dritën mori kartonin e dytë të verdhë, por ata nuk u dorëzuan, dhe në sekondat e fundit të shtesës së parë, fituan një penallti, dhe Lopes nga ekipi i Gjibraltarit u ndëshkua me të kuqe për karton të kuq.

Më pas, Leci nuk fali nga pika e penalltisë. Pati kohë edhe për një kundërsulm të Shabanit, që gjeti edhe golin e tretë, por edhe për Nezirajn, që vulosëm rezultatin 1-4.

Goli i parë i Lecit

Penalltia e Lecit

Goli i Shabanit

 

Goli i Nezirajt

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"