VIDEO/ Driblimet fantastike ndaj lojtarëve të Kosovës, Rashfordin e krahasojnë me…Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 15:57

VIDEO/ Driblimet fantastike ndaj lojtarëve të Kosovës, Rashfordin e krahasojnë me…Ronaldon

Anglia mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Kosovën ditën e djeshme, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Euro 2020, e cila u zhvillua në “Fadil Vokrri”.rasgsss

Padyshim lojtarët e “Tre Luanëve”, luajnë me skuadrat më të forta në botë, dhe për këtë arsye dhurojnë spektakël në fushën e lojës. Një nga ta është edhe Markus Rashford, i cili ditën e djeshme shënoi edhe një gol për kombëtaren e tij.

Megjithatë përveç golit të shënuar, diçka tjetër po tërheq vëmendjen e tifozëve te sulmuesi i Junajtid. Gjatë ndeshjes, sulmuesi bën dy driblime fantastike ndaj Vojvodës, dhe Halimin.

Pikërisht të mrekulluar nga këto driblime, tifozët e Junajtid kanë nisur ta krahasojnë lojtarin e tyre me Ronaldon, në rrjetet sociale.

Për më shumë shikoni videon e driblimeve:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"