VIDEO/ Driblim fantastik ndaj Van Dajk, holandezi e pëson keq nga koreano-jugori i Salcburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 8:42

VIDEO/ Driblim fantastik ndaj Van Dajk, holandezi e pëson keq nga koreano-jugori i Salcburgut

Liverpuli mbrëmjen e djeshme mundi Salcburgun, me rezultatin 4-3, në një ndeshje spektakolare.

van dajik

Përveç katër golave dhe trepikëshit, skuadra e Klop ndeshjen e djeshme tregoi se kishte probleme me mbrojtjen.

Tre gola të pësuar dhe hapësira në repartin difensiv duhet të shqetësojnë Klopin dhe Liverpulin. Gjendjen e mbrojtjes së ekipit anglez, e tregoi më së miri, rasti ku “muri” Virxhil Bvan Dajk, u driblua nga lojtari i austriakëve Huang.

Kur rezultatin ishte 3-0, koreano-jugori i Salcburgut ka dribluar në mënyrë fantastike qendërmbrojtësin e Liverpulit dhe shënoi.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen, pasi holandezi shumë pak herë është dribluar sezonet e fundit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"