VIDEO/ Drekë me këngë, Kristi Vangjeli tregon talentin e tij në muzikë dhe kuzhinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 23:53

VIDEO/ Drekë me këngë, Kristi Vangjeli tregon talentin e tij në muzikë dhe kuzhinë

Dy futbollistët Kristi Vangjeli dhe Bruno Lulaj janë miq të mirë brenda dhe jashtë fushë. Në këtë periudhë izolimi prej koronavirusit, të dy futbollistët e Kategorisë Superiore po qëndrojnë në një banesë.

unnamed

Futbollisti i Tiranës duke qenë dhe më i madh në moshë se lojtari i Kukësit përgatit ushqimin. Në një video të fundit Vangjeli tregon se ai është “kuzhinieri”. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë përgatit ushqimin duke kënduar këngën e njohur të Flori Mumajesit,Gheto Xhizit dhe Brunos “Mori”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"