VIDEO/ Drejtori i stadiumit provokoi tifozët e kuq, iu ktheu flakadanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 11:56

VIDEO/ Drejtori i stadiumit provokoi tifozët e kuq, iu ktheu flakadanin


Dhuna e shfaqur në fundin e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit nuk ishte rastësi, sepse shenjat e para që kjo sfidë nuk do të ishte si gjithë të tjerat u kuptuan në momentin kur sulmuesi Sukaj kaloi në avantazh Partizanin.

Drejtori i stadiumit i shoqeruar nga policia, gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 2-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane. /r/n/r/nDirector of stadium Selman Stermasi, during the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani, 2-2 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.

Në atë çast, tifozët e kuq filluan të festonin në mënyrë legjitime një gol mjaft të bukur të shkodranit dhe ndezën flakadanë.

Njëri prej tyre u hodh nga tifozët në drejtim të fushës dhe në atë moment, drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi” ua ktheu mbrapsht tifozëve. Diçka e tillë i irritoi shumë tifozët e Partizanit, të cilët nuk e pritën aspak mirë veprimin e drejtorit Ksenofon Haskocela dhe filluan të shkulnin stolat duke i hedhur në drejtim të tij dhe të fushës së lojës. Shkulja e stolave nga tifozëritë duket se po bëhet një modë e shëmtuar në futbollin shqiptar, kur të gjithë festojnë dhe irritohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"