VIDEO/ Drejtori i Partizanit nuk mban dot lotët: Le të flasin e thonë çfarë të duan, e kemi merituar titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:25

VIDEO/ Drejtori i Partizanit nuk mban dot lotët: Le të flasin e thonë çfarë të duan, e kemi merituar titullin

Përfundimi i ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës ka sjellë shpërthimin e festës së tifozëve të kuq, për titullin kampion, por edhe vetë protagonistëve të klubit kryeqytetas. Një prej tyre, drejtori sportiv Elton Marini, nuk ka fshehur emocionet e tij, teksa është shfaqur i përlotur para kamerave për intervistat pas sfidës.

bandicam 2023-05-29 18-05-53-992

“Kërkoj ndjesë por… është ndjesi e veçantë. Jam shumë i emocionuar”, tha Marini i përlotur për kamerat e “Oversport”.

“Kemi punuar shumë dhe do të doja të falënderoja të gjithë, nga lojtari i 37 te presidenti dhe kemi qenë të gjithë të bashkuar. Në momentet e vështira  asnjëherë nuk e lëshuam veten.

Kemi punuar me kokën ulur. Ishte besim i fshehtë brenda nesh kundrejt të gjitha gjërave që janë thënë për këtë skuadër. Është skuadra me moshën mesatare më të re në kampionatin tonë. Duhet ta shijojmë, e meritojmë. Të flasin, të thonë çfarë të duan por mendoj që e meritojmë”, tha Marini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"