VIDEO/ Drejtoresha e Tiranës i vë fanellën në kokë gjyqtarit, tjetër ngjarje e pahijshme me bardheblutë e koshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2023 | 18:34

VIDEO/ Drejtoresha e Tiranës i vë fanellën në kokë gjyqtarit, tjetër ngjarje e pahijshme me bardheblutë e koshit

Tirana e basketbollit nuk po përjeton një periudhë të qetë në këtë fund sezoni. Pak ditë pas grushteve dhe akuzave për racizëm te basketbolli i femrave gjatë derbit me Partizanin, këtë fundjavë bardheblutë janë bërë protagonistë edhe te basketbolli i meshkujve. Për fat të mirë jo me grushte, por me një ngjarje po aq të shëmtuar.

Collage Maker-23-Apr-2023-06-33-PM-5389

Në finalen e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes, revolta ndaj vendimeve të gjyqtarëve ka shtyrë drejtoreshën e klubit bardheblu, DeboraH Kecci, që të dhurojë një shfaqje aspak të hijshme.

Në një moment të sfidës, ajo është afruar me kufizimin e fushës dhe i ka vendosur në kokë gjyqtarit fanellën e klubit bardheblu në shenjë proteste.

Një veprim që lë shumë për të dëshiruar, përtej rrethanave apo pretendimeve të bardhebluve në sfidën e dytë finale të cilën e humbën me shifrat 80-73.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"