VIDEO/ Dramë për Juventusin, që tani me një këmbë jashtë nga Champions. PSG fiton me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 0:03

VIDEO/ Dramë për Juventusin, që tani me një këmbë jashtë nga Champions. PSG fiton me përmbysje

Juventusi vazhdon të zhgënjejë në Europë dhe që pas ndeshjes së dytë në Ligën e Kampioneve rrezikon t’i japë lamtumirën turneut. Bardhezinjtë janë mundur me përmbysje në shtëpi nga Benfika dhe tani e tutje nuk kanë më luksin të gabojnë asnjë ndeshje.

grupi h juventus

 

Edhe pse kaluan shpejt në avantazh me Milik dhe krijuan një mori rastesh, italianët u arritën nga penalltia e Zhoao Marios ndërsa më pas ishte Neres ai i cili tundi rrjetën pas një aksioni të shpejtë. Skuadra e Alegrit tentoi të kthente përsëri sfidën në shina po nuk ia doli dhe tani e sheh veten me 0 pikë pas dy ndeshjesh.

Nga ana tjetër, PSG fitoi me përmbysje në fushën e Makabi Haifa, që shënoi golin e avantazhit dhe iu afrua edhe të dytit disa herë. Por Mesi, Mbape e Nejmar dhuruan spektaklin e zakonshëm dhe kthyen sfidën në shinat e duhura për ekipin e Galtie i cili ecën i qetë drejt kualifikimit.

JUVENTUS-BENFIKA 1-2
4′ Milik / 44′ (p) Zhoao Mario, 55′ Neres

MAKABI HAIFA-PSG 1-3
24′ Sheri / 37′ Mesi, 69′ Mbape, 88′ Nejmar

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS-BENFIKA

dfgdfgdfgdfgdfgdfgdfg

MAKABI HAIFA-PSG

asdasdasdasdasdasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"