VIDEO/ Dramë në “Selman Stërmasi”, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 0:17

VIDEO/ Dramë në “Selman Stërmasi”, Tirana thyen Bylisin mes polemikave për arbitrimin

Dramë në “Selman Stërmasi”. Tirana ka mposhtur me rezutlatin 2-1 Bylisin, falë golit të realizuar nga Majkëll Ngo në minutën e 96-të. 

Tirana goli

FOTO: F.HAZISLLARI

Ky gol ka tërbuar stafin dhe lojtarët e ballshiotë, të cilët nuk pajtohen me vendimin e gjyqtarit Enea Jorgji. Për sa i përket ndeshjes. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, falë golit të Kale, ndërkohë që Hidi barazoi shifrat në minutën e 65-të, nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Dovedan (1)

FOTO: F.HAZISLLARI

Bylisi mbeti me 10 lojtarë në minutën e 74-t, teksa Mëllugja u ndëshkua me karton të kuq. Kur u mendua që ndeshja do të përfundonte në barazim, Ngo realizoi në frymën e fundit, pas një rrëmuje brenda zonës, duke i dhënë 3 pikë të arta bardhebluve.

FT: TIRANA-BYLIS 2-1

Kale 19′, Ngo 90+6 / Hidi 65′ (p)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+6 GOOOOOL TIRANA 2-1/ Dramë në “Selman Stërmasi”, Ngo i jep 3 pikë të arta bardhebluve! Sulmuesi shënon pas një rrëmuje brenda zonës, protestojnë ashpër futbollistët ballshiot. 

90+4′ Goxha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës. Futbollisti humbet ndeshjen e radhës ndaj Teutës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Ismajlgeci kroson nga e majta për Majkëll Ngo, i cili gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.

87′ Tirana e gjitha në sulm në kërkim të golit, mbrohet mirë skuadra ballshiote që nuk lejon hapësira.

84′ Zëvendësim i tretë te Bylis, largohet Bajramaj, në fushë Ujka.

79′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Kale, vendin e tij e merr Ernest Muçi.

74′ Bylisi me 10 lojtarë, mesfushori Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

71′ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

70′ Tjetër mundësi për Tiranën me Torasën, gjuajtja e futbollistit argjentinas është ndalur nga portieri Hidi.

66′ Fantastik Ntepe, i cili mban në lojë Bylisin, duke i hequr topin Ngosë shumë pranë vijës fatale.

65′ GOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset barspesha në “Selman Stërmasi”, Isli Hidi, tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

64′ Penallti për Bylisin, pas prekjes së topi me dorë nga Doka. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

62′ Shans i artë për Tiranën, shtylla i mohon golin mesfushorit Kobina.

60′ Aksion fantastik i Bylisit. Goxhaj kombinon bukur me Guindon, ky i fundit lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga Lika. Vendimtare ndërhyrja e gardianit bardheblu.

54′ Inkursion fantasti i Goxhës nga e djathta, provon të gjuaj drejt portës, por ndalet nga Albi Doka.

50′ Zëvendësim i dytë te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Ndreca, vendin e tij e zë Majkëll Peçi.

46′ Starton pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Aktivizohet 1 minutë shtesë!

44′ Goditje dënimi për Bylisin, Murataj gabon në harkimin e topit. Largojnë bardheblutë.

41’ Sulme dhe kundërsulme nga të dy skuadrat në një ndeshje shumë të hapur.

36′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Andi Hadroj, vendin e tij e zë Ditmar Bicaj.

35′ Kale depërton bukur nga e djathta, provon të shërbejë në qendër për Ngo, por topi devijohet në këndore.

33′ Kobina ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrje të gabuar ndaj Bajramajt.

31′ Goditje dënimi nga e djathta për Bylisin, kroson Murataj, futbollistët ballshiot pretendojnë për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji.

29′ Donald Mëllugja është i ndëshkuari i parë i sfidës.

22′ Tjetër mundësi për Tiranën, me Kobina, por futbollisti nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

19′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Fantastik braziliani Kale, i cili pas një kombinimi me Torasës, i ka dalë topi me fat dhe me një gjuajtje të kalibruar e dërgon  në cepin e portës së Hidi. 

15′ Tirana më konkrete në këto minuta të para. Bardheblutë kërkojnë të avancojnë në zonën e Bylisit, por mungojnë sulmuet e rrezikshme në portën e Hidit.

8′ Kërcënon Bylisi me Guindon, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

5′ Mundësi e mirë kundërsulmi për Tiranën me Ngo, por sulmuesi nuk tregohet i saktë në pasim, duke sfumuar një rast ideal.

1′ Starton sfida, bardheblutë menjëherë në sulm, në kërkim të golit.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Celhaka, Torasa, Kobinah, Kale, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

bandicam 2020-01-22 16-40-18-568

Bylisi: Hidi, Janku, Goxhaj, Ndephe, Murataj, Mëllugja, Bajramaj, Hadroj, Ndreca, Peposhi, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

bandicam 2020-01-22 16-40-50-710

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"