VIDEO/ Dramë në “San Siro”, Specia përmbys Milanin në frymën e fundit! Protagonist bëhet edhe… gjyqtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 0:01

VIDEO/ Dramë në “San Siro”, Specia përmbys Milanin në frymën e fundit! Protagonist bëhet edhe… gjyqtari

Dramë në San Siro! Specia ka përmbysur Milanin me rezultatin 1-2, në një sfidë të çmendur. Goli në sekondat e fundit i shënuar nga Giasi, tronditi skuadrën e Piolit, teksa protagonist në këtë duel u bë edhe gjyqtari, i cili në minutën e 92-të, nuk lejoi avantazhin, duke i “djegur” Milanit, golin e dytë!

pjimage (5)

Vlen të theksohet fakti, se në pjesën e parë, Milani shpërdoroi edhe një 11-metërsh, ku Teo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një disfatë e hidhur kjo për Milanin, pasi nëse do të fitonin, kuqezinjtë do të ngjiteshin përkohësisht në krye të renditjes së Serie A.

Për sa i përket Rei Manajt, shqiptari e nisi sfidën si titullar, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 58-të nga Agudelo, që ishte dhe autori i golit të parë për Specian.

FT: MILAN-SPECIA 1-2

Leao 45+1 / Agudelo 64′, Gjasi 90+6′

GOLI I DYTË I SPECIAS: 

GJYQTARI I “DJEG” GOLIN MILANIT DHE KËRKON NDJESË:

GOLI I SPECIAS: 

GOLI I LEAOS: 

PENALLTIA E HUMBUR E TEO HERNANDEZ: 

RAST:

 

FORMACIONET

pjimage - 2022-01-17T173523.560

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"