VIDEO/ “Dramë” në kampionatin bjellorus, Bate Borisov humbet titullin në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 23:44

VIDEO/ “Dramë” në kampionatin bjellorus, Bate Borisov humbet titullin në minutat e fundit

Momente dramatike u regjistruan paraditen e sotme, në javën e fundit të kampionatit Bjellorus. Skuadra e njohur Bate Borisov, e humbi titullin kampion, në minutat e fundit, teksa ishte Shakhtjor Soligors, ai që arriti të triumfonte duke u shpallur kampion.

Shakhtar

Deri në minutën e 90-të, të dyja sfidat Shakhtjor Soligors-Minsk dhe Dinamo Minks-Bate Borisov, ishin duke u barazuar. Ndërkohë Shakhtjor Soligorsk arriti të shënonte 2 gola në shtesë, duke i rrëmbyer kështu titullin Bates, që nuk arriti të shënonte asnjë gol në portën e Dinamo Minsk. Sfida u mbyll në barazim 0-0. Një fitore në javën e fundit, shpallte Baten kampione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"