VIDEO/ Dramë në Durrës, Teuta barazon Tiranën në frymën e fundit. Ekipi i Ahmatajt e mbyll me 9 vetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2019 | 23:54

VIDEO/ Dramë në Durrës, Teuta barazon Tiranën në frymën e fundit. Ekipi i Ahmatajt e mbyll me 9 vetë

Teuta dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në kryendeshjen e javës së 11-të në Superiore.

bandicam 2019-11-02 18-52-32-135

Pjesa e parë në Durrës, nisi me presionin e madh të ekipit të Shkëmbit, por pa mundur të gjejnë golin edhe pse me disa tentativa. Gjithsesi, të parët që zhbllokuan takimin ishin miqtë, me një aksion mjaft të bukur.

bandicam 2019-11-02 17-20-36-047

Pas një harkimi të Kobinasë, ishte Vangjeli që goditi dy herë, por pa rezultat, gjithsesi aty i gjendur ishte Ngo që e shtyu drejt rrjetës. Pjesa e parë, edhe pse pati tentativa nga të dyja ekipet, nuk prodhoi më gola.

Në të dytën, ishte ekipi i Bledi Shkëmbit që provoi gjatë gjithë kohës, ndërsa Tirana mbrohej. Teksa miqtë rezistonin, ata mbetën me 10 vetë, pas kartonit të dytë të verdhë të Hoxhallarit. Kjo i dha më shumë shtysë vendasve, që pas shumë tentativave, më në fund thyen Likën, falë golit me kokë të Hoxhës që ndoqi një top të mbetur në zonë.

bandicam 2019-11-02 18-48-40-066

Pati edhe një karton të kuq për Torasën, i dyti i verdhë, dhe Tirana e mbylli me 9 vetë. Në fund, ekipet ndanë nga një pikë, ndërkohë që Tirana e gjen veten me 18 pikë, momentalisht në vendin e parë. Në kuotën e 17 pikëve Teuta, që mban vendin e katërt.

 

 

FT | Teuta-Tirana 1-1

GOLAT:  Hoxha 91′ / Ngo 18′

KARTON I KUQ:  / Hoxhallari 76′ (2V), Torasa 93′ (2V)

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Teuta-Tirana 1-1

93’ Kartoni i dytë i verdhë për Torasën, dhe del me të kuq. Bardheblutë me 9 vetë në fushë.

91’ GOOOOOOL TEUTA 1-1/ Barazohen në limite shifrat në Durrës. Rustem Hoxha shënon për durrsakët.

90’ 4 minuta shtesë.

90’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Aleksi te durrsakët për protesta.

88’ Faull në sulm, teksa rrëzohet Lika pas një ndërhyrje të Hoxhës.

87’ Kuro kroson nga e majta fort, por Lika grushton duke larguar topin.

87’ Vila provon nga e djathta të futet në mesin e zonës, por Osmani largon topin.

85’ Faull në mbrojtje i Avdylit ndaj Vangjelit, dhe merr frymë ekipi bardheblu.

82’ E gjithë Tirana në mbrojtje, ndërkohë që sulmon në të gjitha format ekipi i Shkëmbit.

81’ Çyrbja provon me një goditje nga jashtë zone, por devijohet topi në goditje këndi.

79’ Teknikët kryejnë ndërrimet e fundit. Del Beqja, dhe futet Vila tek durrsakët. Ndërkohë, tek Tirana del Ngo dhe futet Muça.

78’ Krosim në zonën e Tiranës, del Lika dhe grushton, por porta e boshatisur. Është Kallaku që godet, por jashtë teksa topi kap shtyllën e jashtme.

76’ Kartoni i dytë i verdhë për Hoxhallarin, që ndal një aksion të shpejtë të vendasve. Ndëshkohet me kartonin e kuq nga kryesori Xhaja.

74’ Lika del dhe largon një top me grusht që vinte nga goditja e dënimit.

74’ Ahmataj kryen ndërrimin e dytë. Kobina lë fushën e lojës, futet Karabeci.

71’ Kërkon të shërbejë me një harkim Beqja, topi shkon drejt e duart e Likës.

70’ Beqja lëviz bukur në të djathtë, i cili kalon Hoxhallarin, por është Batha që vjen dhe e mbyll.

69’ E tërhequr Tirana, është Dunga që largon topin në krahun e djathtë të mbrojtjes.

64’ Ndërrimi i parë tek ekipi i Ahmatajt. Lë fushën Grent Halili, futet Ismael Dunga.

63’ Goditje e fortë e Vangjelit nga hyrja e zonës, por reagon Frashëri dhe çon topin në goditje këndi.

62’ Ndërrimi i dytë për vendasit. Nikaç futet nga stoli në vendin e Khalid.

61’ Halili vrapon në të djathtë, dhe Kallaku e mbyll, por fitojnë goditje këndi bardheblutë.

59’ Kallaku kroson nga goditja e dënimit, por largon me kokë mbrojtja mike.

58’ Faull pranë zonës së Tiranës. Batha kap me shpatull topin, por Xhaja e akordon faull për prekje me dorë.

56’ Provon Torasa të dalë shpejt nga e majta dhe futet brenda zone, por pasimin e ndal Hoxha.

55’ Provojnë të dalin para në krahun e majtë durrsakët me Çyrbjen, por e lëshon shumë topin dhe mbyll ekipi i Ahmatajt.

52’ Kobina provon me të majtën nga hyrja e zonës. Pa adresë.

51’ Sërish karton në Durrës, këtë herë për vendasit. Ndëshkohet Çyrbja.

49’ Hoxhallari godet me bërryl Khalidin në një dyluftim ajror, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

47’ Faull i Torasës në mesfushë, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë nga Xhaja.

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës. Shkëmbi lëviz menjëherë. Gashi në vendin e Vecajt që mbetet në dhomat e zhveshjeve. Asnjë lëvizje për Ahmatajn.

DEKLARATA E VANGJELIT NË PAS PJESËS SË PARË:

Në fillim ishte Teuta që po na bënte presion, por më pas ushtruam dhe ne presion te kundërshtari. Zbatuam manovrën tonë për të dalë te kombinimet, të shfaqemi ekipi që kemi treguar. Rasti i humbur? Rastet humben edhe në vijë fatale, por shyqyr Zotit ekipi shënoi me Majkëllin. Kjo ka vlerë për mua. Nëse do shënoja, akoma më mirë për mua, por shkoi mirë për Tiranën. Shpresoj të vazhdojmë edhe në të dytën njësoj.

bandicam 2019-11-02 17-49-09-926

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Tirana 0-1

47’ Kartoni i dytë i verdhë te durrsakët. Beqja ndëshkohet për një faull në mesfushë.

45’ 2 minuta shtesë.

43’ Top në zonën e Tiranës nga goditja e këndit, por Ngo spastron me kokë.

41’ Faull ndaj  Kobinasë në mesfushë, proteston Avdyli dhe Xhaja e ndëshkon me kartonin e verdhë.

40’ Dalje e bukur e Tiranës në sulm, mes kombinimeve të Halilit e Ngosë, anglezi lë topin në hyrje të zonës sërish për Halilin, por për t’u harruar goditja e tij.

39’ Halili shmanget ndaj Kuros në krahun e djathtë, por me faull thotë kryesori Xhaja. Goditje e lirë për miqtë.

38’ Khalid avancon nga e majta deri në fundore, dhe pason për Aleksin në hyrje të zonës, por bllokojnë bardheblutë. Më tej, goditja e Kallakut është pa adresë dhe merr Lika.

33’ Aksion i bukur i Tiranës. Ekipi i Ahmatajt del përpara me disa takime të shpejta, dhe Halili kroson nga e djathta, por nuk shfrytëzon askush. Më tej, është Torasa që nga e majta harkon, por godijta e Bathës shkon sipër portës së Frashërit.

30’ Rast mjaft i mirë për Teutën. Çyrbja vjedh një top pranë zonës së Tiranës, provon menjëherë, por goditja jashtë kuadratit të Likës.

29’ Dalje e shpejtë e bardhebluve në sulm. Kobina lë për Bathën, e ky i fundit për Halilin pak më djathtas. Grenti provon të hedhë topin në mesin e zonës, por bllokojnë durrsakët.

28’ Kombinime të bukura të miqve në mesin e fushës me Vangjelin, Ngonë e Halilin. Merr një shkelm Halili, dhe ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë.

23’ Krosim në zonën e Tiranës nga goditja e dënimit, miqtë shoqërojnë topin dhe vetëm rivënie fundore për Likën.

21’ Pranë golit të dytë Tirana. Kobina kroson nga e djathta, dhe Halili godet, por topi shkon pak jashtë shtyllës. Dëmtohet edhe sulmuesi bardheblu, pas një kontrakti me Frashërin dhe merr ndihmën e mjekëve.

18’ GOOOOOOOL TIRANA 0-1/ Zhbllokohet rezultati në Durrës, shënojnë miqtë me Ngonë. Kobina kroson nga e majta, dhe me kokë është Vangjeli kap shtyllën, më tej, është Ngo që ndjek aksionin dhe shënojnë bardheblutë.

13’ Kombinime të bukura të Khalid e Kallakut para zonës së bardhebluve, por miqtë janë të ngjeshur dhe mbyllin.

11’ Vecaj i futur nga e djathta provon të godasë, por devijohet topi. Më pas, aksionin e vijon Kallaku, topi i të cilit sërish bllokohet nga mbrojtja mike.

10’ Goditja e katërt nga këndi për vendasit, që vazhdojnë të qëndrojnë në sulm.

6’ Halili nis Bathën në të djathtë, mesfushori kthen topin në mesin e zonës, por Aleksi i vëmendshëm largon rrezikun.

5’ Zotërimin e topit e ka Teuta në këto momente të para të sfidës, teksa mbetet në gjysmëfushën e saj ekipi bardheblu.

3’ Mbetet përpara Teuta, teksa fiton një goditje këndi.

2’ Khalid futet shpejt brenda zone, pas një topi të humbur nga Ismajlgeci, por shpëton Vangjeli portën në momentin e fundit.

1’ Top i gjatë në fundoren e djathtë nga durrsakët, por shkon në rivënie fundore për Likën.

1′ Nis takimi në Durrës.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashërit, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, Vecaj, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi

bandicam 2019-11-02 17-00-58-301

TIRANA: Lika, Ismajlgeci, Hoxhallari, Vangjeli, Osmani, Batha, Celhaka, Halili, Torasa, Kobina, Ngo. Trajner: Juljan Ahmataj.

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Nertil Bregasi, Astrit Mahmuti, Laver Alla(linje), Olsid Ferataj(linje), Rudin Preca(i katërt)

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"