VIDEO/ Doviciozo triumfon në një garë të çmendur në Japoni, afrohet me kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2017 | 15:19

VIDEO/ Doviciozo triumfon në një garë të çmendur në Japoni, afrohet me kreun e renditjes

Një garë emocionuese u zhvillua në Japoni këtë fundjavë, në MotoGP. Italiani i Dukatit, Andrea Doviciozo mori një fitore spektakolare në xhiron e fundit, pasi parakaloi në metrat e fundit kolegun e Hondas, Mark Markez.

doviciozo

Doviciozo u nis i 9-ti nga starti, dhe përgjatë garës ndërruan shumë herë vendin e parë me Markezin. Pasi dhuroi spektakël përgjatë 24 xhirove, arriti të merrte fitoren e pestë për këtë sezon. Markez i cili u rendit i dyti vazhdon të ruajë kryesimin, por tashmë me një diferencë të ngushtuar pikësh, vetëm 11 pikë larg Doviciozos.

 

Podiumi u mbyll me Ianonen, ndërsa Valentino Rosi nuk e mbylli garën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"