VIDEO/ Dovedan shkel dy herë brenda në fushë, Jorgji fal trajnerin e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:11

VIDEO/ Dovedan shkel dy herë brenda në fushë, Jorgji fal trajnerin e Bylisit

Bylisi doli i zhgënjyer nga “Selman Stërmasi” teksa në sekondat e fundit të takimit me Tiranën humbi shansin për të dalë me 1 pikë nga kryeqyteti kur Majkëll Ngoo shënoi pas një rrëmuje në zonë.

bylis

Futbollistët ballshiotë protestuan ashpër ndaj gjyqtarit Enea Jorgi me pretendimin se sulmuesi bardheblu shënoi pasi preku topin me dorë. Protestave të lojtarëve të Bylisit iu bashkua dhe tekniku boshnjak Veljko Dovedan, i cili hyri sërish në fushë kur ndeshja ende nuk kishte përfunduar dhe iu ankua Jorgjit për dy golat e shënuar të bardhebluve, të cilat pretendojnë se u shënuan në mënyrë të parregullt.

Në të dyja rastet, Jorgji nuk mori asnjë vendim ndaj Dovedanit, edhe pse tekniku i Bylisit duhej të penalizohej me dy kartona të verdhë për të dyja rastet kur hyri në fushë.

Të shohim nëse Komisioni i Disiplinës do të marrë vendim për trajnerin Dovedan.

Protesta e Dovedan on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"