VIDEO/ Dovedan ankohet prej muajsh për sulmuesit, Bylisi pret ish-futbollistin e Partizanit të Beogradit për golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 18:15

VIDEO/ Dovedan ankohet prej muajsh për sulmuesit, Bylisi pret ish-futbollistin e Partizanit të Beogradit për golat

Reparti ofensiv ishte shndërruar në një “makth” për trajnerin e Bylisit, Velkjo Dovedan, i cili në çdo dalje të tij publike ankoj se nuk kishte sulmues që mund të zgjidhnin ndeshjen.

gettyimages-1148376708-1024x1024

Me sa duket “shpëtimi” do të vijë nga Serbia. Skuadra ballshiote ka arritur së fundmi akordin me futbollistin Nemanja Kojiç, i cili pritet të zgjidhë “hallet” e sulmit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi ballshiot për “Panorama Sport”. Futbollisti pritet të firmosë nesër kontratën dhe të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Dovedan.

31-vjeçari ka një CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën është aktivizuar edhe me  Partizanin e Beogradit, ku qëndroi për afro 4 sezonesh dhe realizoi 16 gola.

sulmuesi555

Për sa i përket formës aktuale, 8 muajt e fundit, Kojiç ka luajtur në Superligën serbe me Radnicki Nis. Këtë sezon sulmuesi numëron tre gola në kampionat, në 16 ndeshje të luajtura, ku në 11 prej tyre është aktivizuar titullar. Në karrierën e tij të gjatë, ai është aktivizuar edhe me klube si Gaziantep, Istanbulspor, Ordabasy, Tokio, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"