VIDEO/ Dortmundi vuan, por fiton. Verdhezinjtë i falen një 19-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 20:55

VIDEO/ Dortmundi vuan, por fiton. Verdhezinjtë i falen një 19-vjeçari

Borusia e Dortmundit ka arritur të marrë një fitore 2-3 kundër Shtutgartit, dhe merr tre pikë që i vlejnë për të siguruar një vend në Ligën e Europës sezonin tjetër.

musiala

Verdhezinjtë e panë vetën në disavantazh që në minutën e 17-të, ku Kalaziç kaloi në epërsi skuadrën e Shtutgartit. Goli i barazimit erdhi në minutën e 47-të me anë të mesfushorit Bellingam. Pesë minuta më vonë sulmuesi gjerman, Marko Rojs gjeti përmbysi gjithçka, duke kaluar në avantazh skuadrën e Dortmundit.

Për vendasit nuk kishte mbaruar asgjë, teksa arritën të barazojnë sfidën në minutën e 78-të me anë të Didavit. Goli i fitores për Dortmundin erdhi nga stoli, ku ishte 19-vjeçari Nauf i cili në minutën e 80-të pas një asisti nga Haland shënoi për t’i dhënë fitoren ekipit verdhezi. Me këtë fitore Borusia Dortmund mbetet në vendin e 5-të me 3 pikë më shumë se Leverkuseni i vendit të gjashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"