VIDEO/ Dortmundi rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haland dhe Rejna. Zhgënjen Hofenhajmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2020 | 17:27

VIDEO/ Dortmundi rikthehet tek fitorja, shkëlqejnë Haland dhe Rejna. Zhgënjen Hofenhajmi

Është luajtur sot java e tretë e Bundesligës ku nuk kanë munguar golat. Kështu Dortmundi është rikthyer tek fitorja pasi ka mundur pastër 4-0 Freiburgun e Abrashit.

haland

Për verdhezinjtë shkëlqyen Haland dhe Rejna. Sulmuesi shënoi dopietë, ndërsa mesfushori asistoi për tre golat. Abrashi ishte në stol për ekipin e tij dhe nuk u aktivizua fare në këtë sfidë. Frankfurti mori një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Hofenhajmit. Golit të Kramariç në pjesën e parë, iu përgjigjën Kamada dhe Dost në pjesën e dytë. Myshengladbah arriti një sukses të thjeshtë 1-3 në fushën e Këlnit. Shtutgarti dhe Leverkuseni nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1. Shik shënoi që në minutën e 7-të për miqtë, por vendasit barazuan me Kalajdziç në të 76-ën.

Verder Bremeni i Rashicës mori një fitore minimale 1-0 ndaj Arminia Bielefeld. Në këtë ndeshje vendosi goli i Bitenkurt në pjesën e parë.

bundesliga







PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"