VIDEO/ Dortmundi rikthehet te fitorja pas “tenisit” me Bajernin, “luftë” me Shalken për vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 17:33

VIDEO/ Dortmundi rikthehet te fitorja pas “tenisit” me Bajernin, “luftë” me Shalken për vendin e dytë

Borusia e Dortmundit është rikthyer të fitojë në shtëpinë e saj përball Shtugart. Pas asaj humbje shkatërruese 6-0 kundra tashmë kampionëve të Gjermanisë, Bajernit të Mynihut, verdhezinjtë  kanë reaguar me një fitore bindëse.

borusia dortmund

Pulisiç ka hapur serinë e golave në minutën e 38-të. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me një dominim total të vendasve. Me fillimin e të dytës Batshuai do të shënojë që në dhomat e zhveshjes pasi do të dyfishojë në të 48-tën minutë. Llogaritë do t’i mbyllë shumë shpejt Filip në të 59’-tën. Kaq do të mjaftojë që Dortmund të qëndrojë hap pas hapi Shalkes, me 1 pikë më pakë se ata, për ta rivalizuar deri në fund për nënkampione të Gjermanisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"