VIDEO/ Dortmundi nuk fal në derbi, barazon Bajernin në renditje. Shalke kap fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 20:37

VIDEO/ Dortmundi nuk fal në derbi, barazon Bajernin në renditje. Shalke kap fundin

Dortmundi nuk ka falur në derbin e Ruhrit teksa ka mposhtur me rezultatin 3-0 Shalke 04. Verdhezinjtë ishin dominues gjatë gjithë kohës, por në pjesën e parë nuk ia dolën dot të gjenin golin.

DORT

Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll pa gola, e dyta nisi menjëherë me gol. Akanxhi, shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 55, teksa pas 6 minutash shënoi i përhershmi Haland, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Sanço, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Për të vulosur rezultatin përfundimtar, mendoi Humels, i cili shënoi të tretin për Dortmunin në minutën e 78’. Me këtë fitore, Dortmundi barazon Bajernin në kuotën e 12 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Shalke renditet e parafundit, teksa pas 5 javëve të para, ka grumbulluar vetëm 1 pikë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"