VIDEO/ Dortmundi ka harruar të fitojë, barazon ndaj Frankfurtit. Zbuloni rezultatet e tjera të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 17:39

VIDEO/ Dortmundi ka harruar të fitojë, barazon ndaj Frankfurtit. Zbuloni rezultatet e tjera të Bundesligës

Përfundojnë katër sfidat e Bundesligës gjermane të vlefshme për javën e 10-të.

dortmund

Dortmundi ka harruar të fitojë, pas humbjes ndaj Këlnit javën e kaluar, pas barazimit ndaj Lacios në Champions edhe sot skuadra verdhezi ka barazuar 1-1 ndaj Frankfurtit në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 1-1.

Shifrat u hapën në minutën e 9’ me vendasit në avantazh me autor Kamada, ndërsa në pjesën e dytë për Dortmundin barazoi shifrat Rejna në minutën e 56’.

Dortmundi aktualisht me këtë barazim renditet në vendin e 3 me 19 pikë të grumbulluara, ndërsa Frankfurti klasifikohet në vendin e 8 me 13 pikë.

Në paqe përfundon dhe sfida midis Fraiburgut dhe Mysheglabahut me rezultatin 2-2.

Gjithashtu shifra 2-2 pati dhe në ndeshjen Këln-Volfsburg. Ndërsa Arminia Bielefeld ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Mainzit.

Ndeshjet e përfunduara të Bundesligës –

FRANKFURT 1-1 DORTMUND

Kamada 9’ / Rejna 56’

-Goli i Kamadas

-Goli i Rejnas

FRAIBURG 2-2 MYSHEGLABAH

Linhart 32’, Grifo 49’ / Embolo 23’, Plë 50’

KËLN 2-2 VOLFSBURG

Tilman 18’, Duda 43’ / Arnold 29’, Vegorst 47’

ARMINIA BIELEFELD 2-1 MAINZ

Prietëll 21’, Doan 31’ / Stoger 82’

Renditja e Bundesligës –

bundesliga

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"