VIDEO/ Dortmund mposht Hertën e Berlinit me përmbysje, Haland shkëlqen me “poker” golash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 22:39

VIDEO/ Dortmund mposht Hertën e Berlinit me përmbysje, Haland shkëlqen me “poker” golash

Borusia e Dortmundit është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-2 Hertën Berlinit.

HALAND

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës nga Berlini, pas golit të shënuar nga Sunja në minutën e 33’. Pjesa e dytë foli e gjitha për verdhezinjtë, të cilët shënuan plot 5 herë, nga këto 4 gola u shënuan nga sulmuesi norvegjez Haland.

Ishte përsëri Sunja që shënoi në minutën e 79’. Me fitoren e sotme Dortmund shkon në vendin e dytë me 18 pikë, 1 pikë më pak se Bajerni kryesues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"