VIDEO/ “Dorëzohen” kampionët e Tiranës, Teuta triumfon në “Selman Stërmasi”. Vendos goli i Lorenco Vilës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:56

VIDEO/ “Dorëzohen” kampionët e Tiranës, Teuta triumfon në “Selman Stërmasi”. Vendos goli i Lorenco Vilës

Teuta ka triumfuar me rezultatin 0-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Ishte Lorenco Vila, “heroi”  që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Edi Martinit, që vijon t’i bëjë “presion” kryesuesve të Vllaznisë.

Teuta

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte humbja e dytë radhazi për Tiranën, që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të Hoxhallarit.

Hoxhallari

Rastet për shënimin në radhët e bardhebluve ishin me pikatore, ku spikasin ato të Muçit dhe Bathës, ndërkohë që te durrsakët, ishte talenti shkodran Ildi Gruda, që shpërdoroi plot 3 raste flagrante. Me këtë fitore, Teuta u ngjit në kuotën e 36 pikëve, ndërkohë që Tirana mbetet në kuotën e 26 pikëve.

FT: TIRANA-TEUTA 0-1

L.Vila 21′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+2′ E pabesueshme! Rasti i tretë i artë në pak minuta për Grudën, por shkodrani ndalet sërish nga Bekaj brenda zonës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Tjetër mundësi e shpërdoruar nga Teuta, me Grudën, i cili tentoi të shmangte portierin Bekaj i vetëm përballë gardianit të Tiranës, por ky i fundit ka bërë heroin duke mbajtur në lojë kryeqytetasit.

86′ Frashëri bën shpëtimtarin duke i mohuar një supergol Bathës, pas tentativës nga goditja e dënimit.

83′ E pabesueshme çfarë humbet Teuta me Ildi Grudën. Nuk iu besojnë sytë  durrsakët. Futbollisti shkodran gabon me portën e boshatisur.

78′ Hoxhallari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën  e Tiranës me 10 lojtarë.

76′ Zëvendësim tjetër te Teuta, largohet nga fusha Krasniqi, në lojë Gruda.

75′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

72′ Frashëri dhe traversa i mohojnë golin e barazimit talentit Ernest Muçi. Gjuajtja e tij fillimisht u devijua nga gardiani i skuadrës durrsake, teksa më pas u ndal nga traversa.

70′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Karabeci, vendin e tij e merr Asion Daja.

68′ Tjetër rast i artë për Teutën me Rustem Hoxhën. Pas harkimit nga këndi nga ana e Bregut, mbrojtësi durrsak fiton duelin ajëror me futbollistët e Tiranës, teksa gjuajtja e tij ka shkuar ngjitur me shtyllën.

66′ Tirana kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Beiratçe për Vangjelin, si dhe Etlon Kale për Grent Halilin.

58′ Mbrojtësi i Tiranës, Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

56′ Regjistrohet goditja e parë në portën e Teutës. Provon Seferi nga distanca, por kontrollon pa problem portieri Frashëri.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Toli, vendin e tij e merr Vairinen.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër rast i rrezikshëm për durrsakët. Krasniqi kombinon me Bregun, futbollisti vlonjat provon të shënojë, por topi largohet në këndore.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Provon Batha nga goditja e dënimit, topi ndalet nga muri mbrojtës. Sfumohet kjo mundësi e artë për kampionët në fuqi.

38′ Todorovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kalesë në hyrje të zonës. Shans i artë për bardheblutë për të rrezikuar.

36′ Pranë golit të dytë Teuta me Krasniqin, sulmuesi futet bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje, por jashtë kuadratit.

28′ Kampionët në fuqi të superiores shfaqen të pafuqishëm në repartin ofensiv, duke kërcënuar shumë pak portën e Frashërit.

21′ GOOOOL TEUTA 0-1/ Zhbllokohet sfida, pas një kombinimi të bukur me Bregun, Lorenco Vila ndëshkon portierin Bekaj, duke kaluar në avantazh durrsakët e Martinit. 

18′ Po mundohet dalëngadalë Teuta të fitojë terren duke avancuar në zonën e Tiranës.

15′ Pranë golit të avantazhit Teuta me Rustem Hoxhën. Rasti më i mirë deri në këto momente. Pas harkimit të Karabecit nga këndi, mbrojtësi durrsak godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

10′ Skuadrat shfaqen të kujdesshme në fushën e lojës, duke studiuar njëra-tjetrën, ende asnjë mundësi shënimi në të dyja kuadratet.

5′ Ende asnjë rast i rrezikshëm, në portat respektive, mbizotërojnë duelet e shumta në mesfushë.

1′ Ka startuar sfida në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Çelhaka, Batha, Muçi, Kale, Seferi. Trajner: E. Tetova

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, E. Vila, Karabeci, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"