VIDEO/ Dopio Ronaldo, Juventusi nuk fal ndaj Parmës dhe shkon… +4

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 22:48

VIDEO/ Dopio Ronaldo, Juventusi nuk fal ndaj Parmës dhe shkon… +4

Juventusi nuk fal në kampionat. Bardhezinjtë e Mauricio Sarrit kanë mposhtur me rezultatin 2-1, Parmën, duke thelluar diferencën në +4 nga ndjekësit e Interit.

bandicam 2020-01-19 21-32-54-210

Dopieta e Ronaldos, i siguroi fitoren e 16-të në kampionat, “Zonjës së Vjetër”, e cila synon të ruajë titullin kampion edhe këtë sezon.

 

JUVENT

Golin e parë ylli portugez e realizoi në minutën e 43-të, i ndihmuar edhe nga devijimi me prapanicë i Darmian. Miqtë nga Parma, provuan të barazonin shifrat me Kornelius në minutën e 55-të.

bandicam 2020-01-19 21-32-55-742

Baraspesha zgjati vetëm 3 minuta, pasi Ronaldo realizoi serish, duke sjellë triumfin e radhës. Me këtë 3 pikësh, Juventusi u ngjit në kuotën e 51 pikëve, teksa në sfidën e radhës bardhezinjtë do të jenë mysafirë në Napoli, ndaj skuadrës së Gatuzos.

FT: JUVENTUS – PARMA 2-1

FORMACIONET ZYRTARE: 

Ronaldo-Dibala

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"