VIDEO/ Dopio-Mesi, Barcelona shpërthen me “manita” në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2021 | 0:55

VIDEO/ Dopio-Mesi, Barcelona shpërthen me “manita” në kampionat

Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat pas disfatës në “El Classico”, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Getafen, me rezultatin 5-2.

Barca

Protagonist në këtë triumf, ishte padyshim ylli argjentinas, Lionel Mesi, i cili arriti të realizonte dopietë si dhe asistoi te goli i katërt i shënuar nga Araujo. Një fakt interesant që vlen të përmendet është se në këtë sfidë u shkaktuan 2 autogola. Fillimisht ishte Lenglet, ai që shënoi në portën e tij, në minutë 12-të, ndërkohë që autogolin e radhës e shkaktoi Çakla.


Golin e pestë për katalanasit e realizoi Grizman në minutën 90+3 me penallti. Me këtë fitore Barcelona u ngjit në kuotën e 68 pikëve, duke mbajtur vendin e 3-të, me 1 ndeshje më pak se kryesuesit e Atletikos që kanë arritur të sigurojnë 73 pikë.

bARCA666

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"