VIDEO/ Dopietë spektakolare me kokë, Cikalleshi bën heroin në përmbysjen e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:53

VIDEO/ Dopietë spektakolare me kokë, Cikalleshi bën heroin në përmbysjen e çmendur

Shpërthen Sokol Cikalleshi! Bomberi i Kombëtares shqiptare ka realizuar dopietë me kokë në triumfin e arritur me përmbysje 2-3 të skuadrës së Koniasporit në transfertë ndaj Jeni Malatjaspor.

bandicam 2021-02-20 15-49-20-509

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në epërsinë e 2 golave, teksa miqtë nuk u dorëzuan, duke përmbysur gjithçka në fragmentin e dytë të lojës, falë dopietës së realizuar me kokë në harkun kohor të 4 minutave nga sulmuesi shqiptar.


Fillimisht ishte Diomande që rihapi sfidën në minutën e 72-të, teksa më pas ishte radha e Cikalleshit që në minutat 80 dhe 84-t ti dhuronte fitoren e artë skuadrës së tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"