VIDEO/ Dopietë për 5 minuta dhe asist, ish-sulmuesi i Kombëtares shpërthen në ndeshjen e çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 23:44

VIDEO/ Dopietë për 5 minuta dhe asist, ish-sulmuesi i Kombëtares shpërthen në ndeshjen e çmendur

Besart Berisha nuk di të ndalet në Australi, teksa ditën e sotme ka shkëlqyer me Uestern Juanjtid, duke shënuar dopietë golash dhe duke dhënë një asist, ndaj Melbërn Viktori.

FESTA E GOLIT

Ajo e sotmja ishte një ndeshje me të vërtetë e çmendur, teksa u fitua 4-3 nga Uestern Junajtid, me një gol në minutën e 95’. Melbërn kaloi e para në avantazh falë një goli të MekManaman në minutën e 21’, por Uestern përmbysi gjithçka, falë golit të Sançez në minutën e 42’, i cili përfitoi nga një asist i Berishës, me këtë të fundit që në pjesën e dytë realizoi dopietë golash në minutat 53’ dhe 58’.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan, duke shënuar dy herë, në minutën e 62’ dhe 82’. Kur të gjithë mendonin se ndeshja do të mbyllej në barazim, ishte Sançez, i cili shënon në minutën e 95’, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kujtojmë se kjo është dopieta e dytë radhazi për Berishën, i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar 5 gola.

Asisti i Berishës:

Goli i parë i Berishës:

Goli i dytë i Berishës:

PANORAMSPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"