VIDEO/ Dopietë në Itali, Arlind Ajeti bën “bomberin” te Pordenone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 10:00

VIDEO/ Dopietë në Itali, Arlind Ajeti bën “bomberin” te Pordenone

Një dygolësh i Arlind Ajetit ditën e djeshme, e ka kthyer në protagonistin kryesor te skuadra e Pordenones.

bandicam 2022-12-01 09-57-37-384

Në ndeshjen e javës së 16-të ndaj Pro Patrias, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare realizoi dy herë në pjesën e dytë, por në fund sërish rezultati u mbyll në 2-2.

Ajeti e nisi pjesën e parë duke u ndëshkuar me një karton të verdhë në minutën e 33-të dhe në të 50-ën hapi serinë e golave pas një krosimi në zonë.

Vetëm pas pak minutash miqtë arrijnë që të barazojnë, por është sërish Arlindi që përfiton në zonë pas një topi në shtyllën e dytë dhe duke devijuar kalon sërish në avantazh skuadrën e tij në të 84-ën.

Nuk ka zgjatur shumë, por një minutë më pas, Pro Patria barazon përsëri, duke lënë Pordenonen me një pikë.

Gjithsesi, ekipi i shqiptarit mban vendin e parë të renditjes në Serinë C. Sa i përket mbrojtësit, ky është goli i katërt në kampionat, pas atyre të shënuar ndaj Novarës dhe Lekos.

Duhet përmendur që ky është sezoni me më shumë gola i Ajetit në karrierën e tij, ku maksimumi kishte shënuar 2 gola në të gjithë sezonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"