VIDEO/ Dopietë në 45 minuta, Vedat Muriqi shkëlqen me Fenerbahçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 19:22

VIDEO/ Dopietë në 45 minuta, Vedat Muriqi shkëlqen me Fenerbahçen

Vedat Muriqi po kalon një formë shumë të mirë me Fenerbahçen, teksa është një nga lojtarët më të mirë te ky ekip.Muriqii-2-600x360

Ekipi i sulmuesit shqiptar po luan në këto momente me Kasimpasha, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në kampionatin turk. Teksa pjesa e para është drejt mbylljes, vendasit e Fenerbahçes janë në avantazh 2-1.

Pikërisht autori dy golave për vendasit është Vedat Muriqi, i cili në minutën e 6’, kthehu në gol një penallti të fituar nga Tufan, nërkohë që edhe në minutën e 44′, shënoi përsëri me penallti.

Me dy golat e sotëm, Muriqi kap shifrën e 8 realizimeve me fanellën e Fenerbahçes, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"