VIDEO/ Dopietë e Vardit dhe gol në debutim i Kastanjes, Lestëri e nis me fitore spektakolare kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 13, 2020 | 17:29


VIDEO/ Dopietë e Vardit dhe gol në debutim i Kastanjes, Lestëri e nis me fitore spektakolare kampionatin

Lestër Siti e ka nisur me një fitore spekatkolare kampionatin, teksa ka mposhtu 3-0 në transfertë Uest Bromuiçin.

leicester

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, megjithëse të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por nuk ia dolën.

Pjesa e dytë foli e gjitha për miqtë, që realizuan 3 herë. I pari që hapi serinë e golave ishte Kastanje, i cili u afrua në këtë merkato nga Atalanta dhe shënoi në minutën e 56’. Serinë e golave e vazhdoi i zakonshmi Xhejmi Vardi i cili realizoi dy herë me penallti në minutat 73’ dhe 83’.

“Dhelprat” do të kërkojnë të renditen në 4 vendet e para këtë sezon, pasi nuk ia arritën në sezonin e fundit, kur u kaluan në ndeshjet e fundit nga Junajtid dhe Çelsi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com