VIDEO/ Dopietë dhe gol spektakolar, shqiptari i Kosovës dhuron spektakël në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 15:00

VIDEO/ Dopietë dhe gol spektakolar, shqiptari i Kosovës dhuron spektakël në Gjermani

Florent Muslija është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Paderborn në Bundesligën e dytë gjermane. Shqiptar i Kosovës, arriti të realizonte dopietë në përballjen e ditës së sotme ndaj Verder Bremen.

bandicam 2022-01-22 14-54-00-612

Muslija tundi rrjetën në minutat 15 dhe 38-të, duke u shndërruar në një lider të Paderborni.

Spikat goli i dytë i realizuar në minutën e 38-të, ku me një goditje spektakolare brenda zonës, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i shtangu të gjithë, duke e dërguar topin në trekëndësh. Një gol fantastik ky i realizuar nga 23-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"