VIDEO/ Dopietë dhe asist në kampionat, Bernard Berisha dhuron spektakël me Akhmat Groznin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 18:44

VIDEO/ Dopietë dhe asist në kampionat, Bernard Berisha dhuron spektakël me Akhmat Groznin

Bernard Berisha, e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ditëlindjen! Shqiptari i Kosovës, mbushi ditën e djeshme 29-vjeç, teksa shkëlqeu në përballjen e sotme ndaj Ufa-s të vlefshme për kampionat, duke realizuar dopietë dhe duke asistuar në triumfin 3-1.

Berisha

Ish-futbollisti i Besës së Kavajës dhe Skënderbeut, ishte padyshim, futbollisti më i mirë në fushën e lojës, duke bërë diferencën. Berisha hapi serinë e golave në minutën e 14-të, falë një penalltie të fituar nga vetë ai. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në minutën e 57-të, miqtë barazuar me Aliev, teksa Akhmat mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Semenov në minutën e 58-të.

Bernard Berisha

Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, skuadra e Berishës dhe Roshit, arriti të realizonte dhe 2 herë të tjera. Fillimisht ishi i Skënderbeut asistoi për Iljin në minutën e 68-të, teksa në të 77-tën, me një shpërthim fantastik, i la të gjithë me gojën hapur, duke dribluar edhe portierin, teksa vulosi shifrat në 3-1.

 

Për sa i përket futbollistit të Kombëtares, Odise Roshi, ai nuk është preferuar nga trajneri si titullar në këtë përballje, teksa e ndoqi ndeshjen nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"