VIDEO/ Dopieta, gola të anuluar dhe karton i kuq, Monako mposht PSG-në me përmbysje të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 22:57

VIDEO/ Dopieta, gola të anuluar dhe karton i kuq, Monako mposht PSG-në me përmbysje të çmendur

Monako ka mposhtur PSG-në me një përmbysje të çmendur, në një ndeshje ku fitorja për parisienët u duk e thjeshtë.

PSG MONAKO

Skuadra e Tuhel e kishte mbyllur pjesën e parë në avantazh të 2 golave, të shënuar nga Kilian Mbape, teksa panë t’iu anuloheshin edhe dy gola të tjerë në këto 45 minuta. Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër histori.

Ishte Kevin Voland që iu përgjigj Mbapesë me dopietë, duke realizuar në minutat 52’, 66’ dhe duke barazuar kështu rezultatin. Gjithçka u vështirësua për PSG-në në minutën e 84’, kur Dialo humb topin afër zonës dhe mundohet ta marrë përsëri, por shkakton ndërhyrje të gabuar në zonën e rreptësisë dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke i dhuruar penallti Monakos.

MONAKO PSG

Të pika e 11-metërshit shkoi Fabregas, i cili u tregua i saktë, duke shënuar dhe duke përmbysur rezultatin. PSG-ja vazhdon të kryesojë, teksa pas 12 javëve ka grumbulluar 24 pikë, 4 pikë më shumë se Monako e vendit të dytë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"