VIDEO/ Dopieta e Xhejms, Skënderbeu hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 15:54

VIDEO/ Dopieta e Xhejms, Skënderbeu hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales

Skënderbeu ka bindur në takimin e parë çerekfinal përballë Teutës duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales. Bardhekuqtë e Ilir Dajës mposhtët Teutën me rezultatin 0-2. Nigeriani Xhejms ishte autori i 2 golave për korçarët, për të cilët takimi i kthimit do të jetë formalitet.

 

Penalltia

 

Vlen për tu përmendur që në minutën e 24-t, Sabjen Lilaj, gaboi nga pika e bardhe e penalltisë, duke goditur shtyllën. Ishte përsëri mesfushori nga Maliqi, i cili në minutën e 78-t që goditi traversën e Moçkës.

Xhejms

 

Skënderbeu rikthehet te fitorja, pas humbjes 2-0 në kampionat ndaj Luftëtarit, ndërsa Teuta vazhdon të vuajë.

Traversa

 Teuta-Skënderbeu 0-2

Xhejms 35′, 76′

MINUTË PAS MINUTE

Ka përfunduar takimi në “Niko Dovana”, Teuta-Skënderbeu 0-2. 

89′ Ardit Hila ndërshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Krasniqit.

85′ Edhe Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë, largohet Nimaga në fushën e lojës Blerim Krasniqi.

84′ Zëvendësim i fundit për Teutën, largohet Mustafov, në fushë Shehi.

79′ Zëvendësim i dytë për korçarët, largohet autori i dy golava Xhejms Adenij, në fushë Gripshi.

78′ Zëvendësim i parë te Skënderbeu. Largohet Vangjeli në fushë Bruno Dita.

78′ I pafat Sabjen Lilaj. I cili në hyrje të zonës ka provuar me një gjuajtje pas asistit të Vilës, por topi është stampuar në traversën e portierit Moçka.

77′ Zëvendësim te Teuta, në fushë Peqini, largohet Beqja.

76′ GOOL Skënderbeu 0-2. Pas një gafe në mbrojtje të Bilalit me Gjeorgjevskin, topi ka shkuar në këmbët e Xhejms, i cili 5 metra larg portës nuk ka falur duke përshëndetur rrjetën. 

74′ Pranë goli Teuta me anë të Hilës, mesfushori gjuan me kokë brenda zonës, topi përfundon në duart e Shehit.

66′ Një mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Sabjen Lilaj provon të gjuaj me kokë brenda zonës, topi përplaset në dorën e mbrojtësit të Teutës, por për gjyqtarin prekja ishte e pavullnetshme.

59′ Beqaj provon të hedh një harkim të rrezikshëm në zonë, por del atje portieri Shehi.

49′ Gjeorgjevski provon me një gjuajtje, topi ndalet nga portieri Orges Shehi.

48′ Zëvendësim te Teuta, largohet Karimi në fushë braziliani De Marki, i cili debuton me skuadrën durrsake.

46′ Nuk ka ndryshime në formacion, starton pjesa e dytë në “Niko Dovana”.

Përfundon pjesa e parë, Teuta-Skënderbeu 0-1.

39′ Arbër Çyrbja ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Reza Karim provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi përfundon jashtë kuadratit.

35′ GOOOL Skënderbeu 0-1. Xhejms i shpëton mbulimit të mbrojtjes, dhe me një veprim fantastik dërgon topin në rrjetë. 

34′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Jashanica, por jashtë kuadratit të portës.

29′ Pranë golit Teuta me anë të mbrojtësit Hrkaç, topi përplaset në traversë.

24′ Sabjen Lilaj niset nga pika e bardhë, topi përplaset në shtyllën e majtë të portierit Moçka.

23′ Xhejms pengohet brenda zonës dhe për gjyqtarin Beqiri nuk ka dyshime, kemi të bëjmë me 11 metërsh.

16′ Mesfushori i Skënderbeut, Bakari Nimaga, bën të pamundurën, ku vetë pak metra larg vijës fatale, ka dërguar topin jashtë kuadratit.

14′ Gavazaj provon me një goditje nga e djathta. Topi përfundon në duart e Moçkës.

7′ Situata e parë e rrezikshme, Çyrbja nga e djathta harkon një top në zonë, por sfera përfundon në duart e portierit Shehi.

6′ Një lumë faullash të akorduar nga gjyqtari Beqiri.

1′ Ka nisur takimi, Teuta shkelmon topin e parë nga qendra.

 

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hrkaç, Alhasan, Mustafov (Shehi 84′), Hila, Beqja (Peqini 77′), Çyrbja, Karimi, (De Marko 48′), Amadu.

Trajner: Stavri Nica

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Dita 78′),  Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga (Krasniqi 85′),  Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms (Gripshi 79′).

Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtar: A. Beqiraj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"