VIDEO/ Dopieta e Ribajt i jep fitoren Vllaznisë, Skënderbeu shpërdoron shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2018 | 15:26

VIDEO/ Dopieta e Ribajt i jep fitoren Vllaznisë, Skënderbeu shpërdoron shumë

Vllaznia ka arritur një fitore tepër të çmuar ndaj kryesuesve të Skënderbeut duke triumfuar me rezultatin 2-1. Andi Ribaj ishte heroi i sfidës së sotme, që i dha triumfin skuadrës së Ernest Gjokës, duke shfrytëzuar mjaft mirë momentin e keq të Skënderbeut pas dënimit me 10 vite nga UEFA.

 

Dita

 

Për korçarët shënoi Ali Soue, në minutën e 20-të, ndërsa Ribaj i dha 2 herë avantazhin shkodranëve në minutën e 2-të dhe të 44-t. Me fitoren e sotme, Vllaznia u ngjit në kuotën e 30 pikëve, një më shumë se Teuta e vendit të parafundit. Ndërsa korçarët ngelen në kuotën e 60 pikëve. Kjo ishte humbja e tretë për Skënderbeun në kampionat.

 

 

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-1

Ribaj 2′, 43′  / Soue 21′

Përfundon takimi, në “Loro Boriçi”. 

90+3′ Fati nuk është me korçarët, Krasniqi i vetë pranë zonës së 5 metërshit ka shpërdoruar një rast ideal.

82′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Gavazaj, vendin e tij e zë Krasniqi.

79′ Gilman Lika merr një top në të djathtë, krijon hapësirë dhe gjuan fort me të majtën, por jashtë kuadratit.

78′ Zëvendësim i dytë te Vllaznia, largohet Çinari vendin e tij e ze Kalaja.

72′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Osmani, vendin e tij e ze Nimaga.

69′ Ribaj i kishte të gjitha shanset të shënonte tripletë, por gjuajtja e tij ka përfunduar jashtë kuadratit.

66′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Kristi Vangjeli, vendin e tij e ze Emiljano Vila.

64′ Përsëri Skënderbeu me anë të Bruno Ditës, i cili pas krosit të Gavazaj, me portë të boshatisur, humb shansin e artë për të barazuar shifrat.

63′ Gledi Mici ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

53′ Fantastik Alen Sherri. Portieri shkodran ka ndalur një gjuatje tepër të fortë nga distanca, të kapitenit Marko Radas, duke i mohuar golin e barazimit korçarëve.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Vllaznia-Skënderbeu 2-1. 

43′ GOOOOOOL VLLAZNIA 2-1! Përsëri Andi Ribaj. Pas një krosimi të Çinarit nga e majta, sulmuesi fierak ka goditur saktë me kokë duke kaluar në avantazh të tijët. 

37′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Bruno Ditën. Mesfushori durrsak bën një marrje të mirë në zonë, gjuan por topi është ndalur nga Sherri, i cili i mohon korçarëve një gol të sigurt.

36′ Çfarë mundësie për Vllazninë me Erion Vucajn, i cili në zonë i vetëm përballë Teqjas, është ndalur nga ky i fundit, duke i mohuar një gol të sugurt mesfushorit shkodran.

34′ Skënderbeu provon të përmbysë Vllazninë, pas një inkursioni të Micit, i cili kërkon të shërbejë Souenë në qendër, por topi është larguar nga Orelesi.

33′ Tafili provon me një gjuatje me të majtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

25′ Një tjetër mundësi për korçarët. Dita futet në zonë nga e majta dhe tenton pasimin për Soue, por  Sherri është treguar i vëmendshëm duke thitur topin.

21′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-1. Pas një asist fantastik nga mesfusha, Ali Soue, nuk kam falur përballë Sherrit duke barazuar shifrat. 

15′ Moment i dyshimtë, asistenti Enea Pashaj, sinjalizon një pozicion jashtë lojë që kontestohet ashpër nga trajneri Ernest Gjoka, i cili ishte ne vijë të drejtë dhe e pa mjaft mirë aksionin.

9′ Një tjetër mundësi për shkodranët, topi është larguar nga Xhejms. Më pas provon Pjeshka me një goditje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-0. Pas një inkursioni nga e djathta të kapitenit Gilman Lika, topi është krosuar në zonë te Çinari, i cili e kthen për Ribajn. Ky i fundit nuk fal, duke përshëndetur rrjetën. 

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”.

VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Berisha, Orelesi, Gurishta, Tafili, Krymi, Çinari, Lika (C), Vucaj, Ribaj.

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas (C), Aliti, Mici, Osmani, Dita, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Soue.

Gjyqtar: Kridens Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"