VIDEO/ Dopieta e Najdovskit, kampionët e Tiranës “leksion” Kukësit në javën e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 0:00

VIDEO/ Dopieta e Najdovskit, kampionët e Tiranës “leksion” Kukësit në javën e parë të kampionatit

Tirana ka mposhtur Kukësin në kryendeshjen e javës së parë të Kategorisë Superiore me rezultatin 2-0, falë dopietës të futbollistit Najdovski. Të dy golat shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, u realizuan me kokë nga maqedonasi, pas harkimeve nga krahu i majtë i goditjes së këndit.

 

Tirana-Kukesi

Një nisje fantastike kjo për kampionët në fuqi të Superiores, edhe pse me 6 mungesa në formacion, arritën të mposhtnin verilindorët e Skënder Gegës, të cilë janë në letër një ndër skuadrat më të forta të kampionatit.

LIVE: TIRANA-KUKËSI 2-0

Najdovski 6′ , 14′ 

KOMENTI LIVE: 

Akordohen 3 minuta shtesë! 

90′ Hetemaj dhe Vrapi janë 2 futbollistët e ndëshkuar me kartonë të verdhë në fundin e ndeshjes.

82′ Kukësi kryen edhe zëvendësimin e tretë, Gega largon nga fusha Zenel Gavazajn të hedhur në lojë në minutën e 46-të, vendin e tij e merr Ymeri.

82′ Zëvendësim i parë te Tirana, largohet nga fusha Muçi, vendin e tij e merr Halili.

75’ Tirana tenton të shënojë golin e tretë që do të vriste sfidën me anë të sulmuesit Sasraku, por Lulaj ka larguar në fund rrezikun në këndorë.

68′ Vesel Limaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

56′ Mundësi ideale e Kukësit me Kuper, shumë pranë vijës fatale, sulmuesi i skuadrës verilindore e ka përplasur topin në trupin e gardianit Bekaj, duke shpërdoruar një shans të artë.

53′ Më kërkues Kukësi në fragmentin e dytë të lojës, por skuadra e Egbosë nuk lejon hapësira në prapavijë duke u mbrojtur mirë.

49′ Najdovski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë. Gega kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Gashi dhe Eze, në vendin e tyre Zenel Gavazaj dhe Kuper.

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

33′ Moment i rrezikshëm në zonën e Kukësit, pas harkimit të Muçit nga këndorja.

32′ Tjetër tentativë e Muçit, por topi devijohet nga Lulaj në këndore, pranë golit të tretë bardheblutë.

28′ Tjetër goditje nga këndi e fituar nga Tirana, krosimi kësaj herë largohet nga Eze. Provon Toli të avancojë drejt zonjës, por gjuajtja e tij ndalet nga Xhika.

25′ Kukësi provon të fitojë terren, duke ushtruar presion në zonën e bardhebluve, por mbrohet mirë skuadra e Egbo.

22′ Sasraku është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë, i kësaj sfide.

16′ Traversa i mohon golin e parë skuadrës së Kukësit. Ishte braziliani Matheus ai që tentoi, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa. E pabesueshme çfarë humbet mesfushori i skuadrës verilindore.

14′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Tjetër g0l i bardhebluve, sërish Najdovski me kokë. Pas krosimin fantastik të Muçit, mbrojtësi maqedonas godet saktë, duke mposhtur për herë të dytë Xhikën. 

6′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Najdovski kalon në avantazh bardheblutë! Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi maqedonas kërcen më shumë se të gjithë, duke e dërguar topin në cepin e portës së Xhikës. Fantastik futbollisti bardheblu. 

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Gyamfi, Kobinah, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: Emanuel Egbo

Kukësi: Xhika, Lulaj, Horic, Hetemaj, Demiri, Limaj, Matheus, Taipi, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega

123570761_2403226546489345_817271129146434386_o

GJYQTARË: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi, Astrit Mahmuti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"