VIDEO/ Dopieta e Kastratit dhe goli i Uzunit, shqiptarët bëjnë namin te Lokomotiva e Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 16:32

VIDEO/ Dopieta e Kastratit dhe goli i Uzunit, shqiptarët bëjnë namin te Lokomotiva e Zagrebit

Shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati si dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ishin protagonist në triumfin 1-3 që Lokomotiva e Zagrebit arriti ndaj Istrës, teksa të 3 golat mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë.

Uzuni

Kjo përballje ishte e vlefshme në kuadër të një turneu miqësor të zhvilluar mes skuadrave kroate të quajtur “Arena Cup”, ku Lokomotiva e Zagrebit zuri vendin e 3-të, duke fituar medalje bronzi.

Për sa i përket sfidës së sotme, Istra kaloi e para në avantazh, ndërkohë që Lokomotiva e Zagrebit përmbysi rezultatin në pjesën e parë. Fillimisht Kastrati në minutën e 9-të, vendosi baraspeshën. Në minutën e 32-të ishte radha e Myrto Uzunit, i cili goditi saktë në hyrje të zonës. Për të vulosur sfidën mendoi përsëri Kastrati, i cili në minutën e 44-t, vulosi shifrat në 1-3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"