VIDEO/ Dopieta e Aleksi Sançez, Interi merr arratinë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 23:46


VIDEO/ Dopieta e Aleksi Sançez, Interi merr arratinë në kampionat

Interi arriti të triumfonte në transfertë ndaj Parmës me rezultatin 1-2, duke marrë arratinë në kampionat. Zikaltërit e Antonio Kontes, thelluan diferencën e pikëve në +6 nga ndjekësit e Milanit. Ishte kiliani Aleksi Sançez, heroi i triumfit ndaj emilianëve, ku me dopietën e tij, i dhuroi skuadrës 3 pikë të arta.

iNTER

Një fitore jo pak e vuajtur për zikaltërit, të cilëve duhet theksuar, iu mungoi shkëlqimi i ndeshjeve të mëparshme. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që Interi shënoi 2 herë në minutat 54 dhe 62. Vlen të theksohet fakti se të dy asistent e golave u dhuruan nga Lukaku, teksa kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për të besuarit e Kontes.

SANCEZ

Parma provoi të rihapte sfidën me Hernanin, në minutën e 71-të, por vetëm kaq, pasi në fund ishin kryesuesit e kampionatit ata që triumfuan. Kujtojmë që sfidën e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Atalantës. Një përballje tepër delikate, për sa i përket fateve të sezonit.

FT: PARMA – INTER 1-2

Hernani 71′ / Aleksi Sançez 54′ , 62′ 

 

Pjesa e parë mbyllet pa gola. Një lojë jo fort bindëse për skuadrën e Kontes, e cila rrezikoi të ndëshkohej në disa momente nga vendasit. Pavarësisht tentativave, zikaltërit nuk arritën të ishin imponues në fushën e blertë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Parma-Inter

PANORAMASPORT.AL

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/